Gazeta e njohur suedeze shkrim për Tiranën: Një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë

Gazeta e njohur suedeze shkrim për Tiranën: Një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë

Pamje nga Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë ka kaluar një metamorfozë në shumë pak kohë, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh të gjatë që ia dedikon Shqipërisë. Në lagjen famëkeqe ku liderët komunistë jetuan deri në vitet 90’ kur ra diktatura dhe ku njerëzit e zakonshëm nuk ishin të mirëpritur, sot gjen një jetë nate jashtëzakonisht të gjallë me bare moderne, kafene të bukura dhe shumë restorante të mirë.

Tirana është e vogël, pra çdo gjë në qendër është e arritshme duke ecur në këmbë. Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Galeria Kombëtare, ku mund të shihet arti i kohës së diktaturës. Ndryshe nga ish-shtetet e tjera komuniste në lindje, ai përzihet me artin modern.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e vështirë të vendit në epokën komuniste, rekomandohet “Bunkart”, një muze i nëndheshëm i ndarë në dy pjesë, ku njëri gjendet në qendër të qytetit dhe tjetëri pranë teleferikut që të dërgon në majë të Malit të Dajtit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nsmdnsksks: 04/09/2018 19:37

    Shkrim real dhe i papaguar nga kryetari i bashkise. Dhe bota na ka lakmi. Vec perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip