Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.
“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazeta gjermane.
(Shkrimi i gazetës gjermane për Erion Veliajn)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar para pak ditësh në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, ku Tirana ishte përzgjedhur si model i zhvillimit urban dhe arkitektonik të qyteteve të së ardhmes. Në këtë Forum, kryebashkiaku Veliaj prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana këto tre vite dhe projektet strategjike.
e.gj/Shqiptarja.com









