Gazeta serbe “Danas”: Mlladiç i
fshehur nga Serbia në 2000-2003

Gazeta serbe “Danas”: Mlladiç i<br />fshehur nga Serbia në 2000-2003<br>
Serbia ka strehuar të akuzuarin për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, Komandantin e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiç. Ai mbahej fshehur në kompleksin e ushtrisë serbe “Topçider” prej nëntorit të vitit 2000 deri në korrik të vitit 2003, raporton gazeta beogradase “Danas”. Një gjë e tillë është vërtetuar nga Prokuroria e parë komunale e Beogradit, gjatë procesit ndaj 11 personave të dyshuar se kishin strehuar dhe kishin ndihmuar gjeneralin serb Mlladiq, i cili ishte person në kërkim.

 Prokuroria nuk e ka lejuar Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) të shohë aktakuzën ndaj të dyshuarve, me arsyetimin se kjo aktakuzë është shpallur si sekret shtetëror që nuk mund të bëhet publike. Por, në aktgjykimin e gjykatës ndaj 11 të akuzuarve konfirmohet se Mlladiqi ishte mbajtur fshehur në kompleksin e ushtrisë së Serbisë.

 Më tej në aktgjykimin e kësaj gjykate, të cilin gazeta “Danas” e ka siguruar përmes Fondit për të Drejtën Humanitare, mund të shihet se për ç’arsye kjo aktakuzë është shpallur si sekret shtetëror. Sipas aktgjykimit, i dyshuari Bllagoje Govedarica, ish-rreshter i Ushtrisë Jugosllave, akuzohej se “në periudhën prej muajit nëntor të vitit 2000 deri më 25 korrik të vitit 2003, në Beograd, në kompleksin ushtarak të Ushtrisë Jugosllave dhe Ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi në Topçider, si edhe në adresa të tjera në Beograd, e ka fshehur Ratko Mlladicin dhe e ka ndihmuar që të mos zbulohet”.

 Govedarica akuzohej gjithashtu se “me autorizim të Ratko Mlladiqit ka bërë tërheqjen e të ardhurave të tij, të cilat ia ka dorëzuar bashkëshortes së Mlladiqit. Në periudhën kur Ratko Mlladiq mbahej fshehur në kompleksin e Ushtrisë së Serbisë në Beograd (2000 – 2003) kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë ishte gjenerali Nebojsha Pvkoviq.Ish-Komandanti i Ushtrisë Serbe, Ratko Mlladiq, akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Aktgjykimi ndaj tij pritet të shpallet më 22 nëntor.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)