Gazeta Shqiptarja.com sjell
lajme te mira për protestuesit

Gazeta Shqiptarja.com sjell<br />lajme te mira për protestuesit
TIRANE-  Shqiptarja.com ka sjellë lajmin shpresëdhënës mes protestuesve se Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama po shkon drejt refuzimit të marrjes së lëndëve kimike në Shqipëri.

Edicioni i sapoprintuar i Shqiptarja.com gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes ka qenë në dyart e të rinjve protestues para kryeministrisë, duke i informuar gjërësisht për ecurinë e zhvillimeve të çështjes së Armëve kimike Siriane në Shqipëri. 

Të rinjtë, siç shihet dhe nga pamjet, kanë lexuar me vëmendje dhe janë gëzuar për këtë informacion paraprak.

Mbrëmë vonë, burime të sigurta për gazetën Shqiptarja.com pranë Qeverisë konfirmuan se po shkohet drejt refuzimit të sjelljes së lëndëve kimike siriane, në respekt të dëshirës dhe të protestave mbarëpopullore.

Protestuesit kanë festuar me Shqiptarja.com në dorë, duke mësuar se protesta e tyre e sinqertë dhe e vendosur po jep rezultatet e dëshiruara.
(1:44:39 PM) Shqiptarja.com ka sjellë lajmin shpresëdhënës mes protestuesve se Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama po shkon drejt refuzimit të marrjes së lëndëve kimike në Shqipëri.

Edicioni i sapoprintuar i Shqiptarja.com gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes ka qenë në dyart e të rinjve protestues para kryeministrisë, duke i informuar gjërësisht për ecurinë e zhvillimeve të çështjes së Armëve kimike Siriane në Shqipëri. 

Të rinjtë, siç shihet dhe nga pamjet, kanë lexuar me vëmendje dhe janë gëzuar për këtë informacion paraprak.

Mbrëmë vonë, burime të sigurta për gazetën Shqiptarja.com pranë Qeverisë konfirmuan se po shkohet drejt refuzimit të sjelljes së lëndëve kimike siriane, në respekt të dëshirës dhe të protestave mbarëpopullore, dhe lajmi u pasqyrua ne faqen e pare te gazetës.

Protestuesit qe rezistuan gjithë natën në protestat te tyre perballë krtyeministria, kanë festuar me Shqiptarja.com në dorë, duke mësuar se protesta e tyre e sinqertë dhe e vendosur po jep rezultatet e dëshiruara.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet