Shqipëria do të përballet me Zvicrën me datë 11 qershor dhe në pritje të asaj ndeshjeje, e përditshmja ‘’Blick’’ ka befasuar lexuesit duke shkruar në gjuhën shqipe.
Deri në ditën e ndeshjes gazeta ka njoftuar se do informojë edhe lexuesit shqipfolës në gjuhën e tyre. ‘’Gjatë gjithë javës së ardhshme gazeta ’Blick’ ju informon në gjuhën shqipe’’, thuhej sot në faqen e parë të tabloidit zviceran.
Edhe gjatë ditëve të shkuara kjo gazetë ka dhënë informacione të ndryshme për kombëtaren tonë, por tashmë lexuesit e shumtë shqiptarë në Zvicër do kenë mundësi të lexojnë në gjuhën e tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com