Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dërguar ngushëllimet e tij më të ndiera për vdekjen e dy gazetarëve sot, në qytetin Homs të Sirisë. Hoxhaj shpreh mirënjohjen e tij më të madhe ndaj gazetares Marie Colvin, e cila ka mbuluar për një kohë të gjatë ngjarjet në Kosovë. Dy gazetarët u vranë sot, në qytetin e Homs.
NGUSHELLIMET E HOXHAJ
Në emër të popullit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju lutem të pranoni ngushëllimet tona më të thella. Me pikëllim të thellë kemi kuptuar për vdekjen e Znj. Colvin dhe kolegut të saj, gjatë detyrës në qytetin Homs të Sirisë.
Znj. Colvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Znj. Colvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës.
Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm. Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë.
Ne, fuqishëm dënojmë këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt.
Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com