Gazetarët në gardh! Pas debatit me
operatorin, Dade rrethon komisionin

Gazetarët në gardh! Pas debatit me<br />operatorin, Dade rrethon komisionin
TIRANE - Përfaqësuesit e medias vazhdojnë të mbeten pjesa më e “bezdisshme” për kryetaren e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade. Pas një përplasje verbale 2 javë më parë me operatorin e një televizioni, gjë që shkaktoi edhe braktisjen komisionit nga media dhe anëtarët e opozitës, Dade ka urdhëruar ngritjen e një gardhi në sallën ku zhvillon mbledhjet komisioni i Jashtëm. Ky rrethim i mban larg gazetarët dhe kameramanët nga tryeza e komisionit. Gardhimi i komisionit është pritur me jo pak ironi nga përfaqësuesit e medias, të cilët pas atij rrethimi, ngjajnë më tepër si të burgosur. 
 
Gardhi ndaj gazetarëve
Boçi: Shaka plot kripë e “duçeve” të kohëve tona
 
“Gardhi që ju vendos gazetarëve në Komisionin e Jashtëm në fakt ka kohë që është ngritur ndaj medias dhe fjalës së lirë”. Kështu u shpreh sot deputeti i PD, anëtar i komisionit parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Luçiano Boçi, duke theksuar se gardhi thjesht mori formë konkrete dhe vizuale, si dëshmi e harbutërisë së këtij pushteti.

 “Censura kryeministrore e tashmë ajo parlamentare, kanë futur në ngërç televizione e gazeta. Dhënia e direktivave për emisione, editoriale e shkrime panegjerike për "suksese" imagjinare për vete, ose baltosëse për kundërshtarin, janë bërë pjesë e menusë së ditës që porosit Rama e Meta. Mbyllja e emisioneve "pa lezet" si "Alarm" e të disave "me lezet" si "Ça thu!", presionet mbi "Kaktus" apo të tjerë investigative, janë qendra e vëmendjes dhe shqetësimeve të kësaj qeverisje për "ta prosperuar" këtë vend. Kulmi u arrit me stakimin e prizës nga shteti të Agon-it, me justifikimin se "shteti" (administratori) ja kishte fut "shtetit"(OSHEE), pasi "nuk kishte paguar dritat". Dhe para këtij akti, gardhi i sotëm duket si një shaka plot kripë nga ato që "Duçet" e kohëve tona i prodhojnë pa hesap”.

arta dade gardhi i deputeteve

arta dade gardhi i deputeteve
arta dade gardhi i deputeteve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit