SPAK ka sekuestruar sot audiopërgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011. Gazetari që i posedonte prej kohësh tha se dha sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 21 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetari ka publikuar një vit e gjysëm më parë disa materiale audio ku pretendohet se janë punonjësit e gardës duke komunikuar mes tyre përpara se të vriteshin 4 protestues në 21 janar. Hoxha pritet të dorëzojë në SPAK kasetën ku dëgjohen urdhrat e zinxhit komandues të Gardës së Republikës. 

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Ky hetim do të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Sipas vendimit të arsyetuar, Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të zbardhë përgjegjësitë e Berishës, Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.