Gazetari Elvi Fundo shpjegon
me video se si e dhunuan

Gazetari Elvi Fundo shpjegon<br />me video se si e dhunuan
Pas publikimit të pamjeve të dhunuesve të gazetarit Elvi Fundo, ky i fundit ka shpjeguar me detaje dinamikën e ngjarjes në studion e Report Tv.
 
Gazetari thekson se dhunuesit e kanë goditur me hekura dhe më pas janë larguar përmes një lokali në zonën pranë stacionit të treni.
 
Gazetari thotë se nuk ka mundur të shikojë fytyrat e dhunuesve, dhe nuk mundet t’i identifikojë ata. Fundo ka shprehur besim se policia do arrijë ta zbardhë ngjarjen.
  
Intervista 
Është videoja që është publikuar nga Policia e Shtetit apo jo?
Po është videoja e publikuar nga Policia e Shtetit ditën e premtë rreth një javë pas ngjarjes.
Është video e marrë nga kamerat e sigurisë ku dallohet dy agresorët që të goditën ty nga pas?
Po, janë më momentin e largimit dhe duhet të jetë jo më shumë se 20-30 pas nga vendi ku jam goditur.

E fillojmë nga fillimi, le të shohim një foto nga vendi ku je goditur, që është stacioni i autobusit, pasi ti jeton aty...
Po tek stacioni i autobusët tek ish- stacioni i trenit. Unë jam goditur tek pema, të themi tek fundi i tabelës.

Ke qenë duke ikur...
Kam qenë duke ikur në drejtim të ish- stacionit të trenit për të shkuar në një dyqan atje. Ora ka qenë rreth 10 e 35. Kam pasur një biletë banke, pasi para se të goditesha kam qenë në bankë dhe kisha hyrë për të bërë disa veprime, por pasi kishte radhë vendosa që të shkoja në dyqan.
 
Elvi në atë orë kam përshtypjen se rruga është plot me njerëz

Kjo është një foto e bërë në 8 të mëngjesit ku unë kam shkuar më vonë. Duke qenë se ishte 8 marsi kishte shumë njerëz dhe unë kam dëgjuar ulërima njerëzit, se vetë nuk e mbaj mend,  ku thonin “ e vranë, e vranë”.

Kjo është një tjetër foto nga vendi ku ti je goditur...
Po unë jam goditur në fund të trotuarit ku dy persona kanë ardhur nga pas me hekura, me levë siç tregohet në video kanë një hekur në qese
 
Pasi të kanë goditur aty ata kanë zbritur shkallët...

Por kanë zbritur shkallët kanë shkuar drejt tunelit, kanë zbritur disa shkallë
 
Cilat kamera kanë filmuar?

Kanë filmuar kamerat e kafet tek tenda, tek cepi majtas, lokalit poshtë. Zbresin 10 shkallë. Pas indove janë larguar nga shtëpitë në të djathtë dhe kanë dalë në bulevardi i ri.

Të ndalemi tek filmimet. Të dy janë me syze, me kapuç, madje njëri po ta vesh re është shumë i kujdesshëm, e mbulon fytyrën me kapuç...

Personi i dytë që është me bluze jeshile, pasi jam goditur unë, jam kthyer instinktivisht për të parë se çmo ka ndodhur, nga më ka ardhur, kam marrë një goditje në këmbë dhe në ato momente kam rënë, pastaj nga anash kanë përdorur levat duke më goditur në fytyrë. Pas më kanë goditur janë larguar, unë duhet t’i kem parë pas një fraksion prej 10 sekondash. Policia pretendon se koha e goditjes ka qenë shumë e shkurtër 8- 10 sekonda.
 
Çfarë mban në dorë i pari?

Personi i parë besoj që mban në dorë hekurin që më ka goditur, dhe po ta shikoni dhe në fillim të videos e lëviz nga një dorë në një dorë tjetër. Personi i dytë e kam parë në distancë por nuk e njoh kush është ...
 
Pra nuk ia ke parë fytyrë?

Jo nuk e kam parë, e pashë vetëm kur ishte duke vrapuar, sidomos atë me kapuç se ai binte më shumë në sy në distancë, sepse ky me të zeza jo për shkak të ngjyrës. Kur policia mori pamjet m’i ka sjellë në spital sepse m’i kan sjellë menjëherë për t’i parë apo identifikuar por unë nuk kam mundur.
 
Është e vështirë për t’i identifikuar?

Unë nuk mund të flas më tej. Di që Policia ka shoqëruar disa persona, ka disa pista hetimi...

Madje ka dhënë edhe shpërblim për çdo person që ofron informacione për autorët...
Po.

Në fakt meqë jemi tek personat që kanë informacione, unë shoh që në ato momente që autorët kanë kaluar ka njërëz që i kanë parë...

Besoj që i kanë parë, por problemi është se sa fytyra të para janë me këta qytetarë që janë shkëmbyer në këto momente. Domethënë sa e mban mend ai personi prsh atë me bluze jeshile.
 
Sepse mund të jenë  njerëz që s’mund të kenë fare lidhje me atë kompleksin e pallate aty rrotull...

Aty ka shumë institucione. Është Univesiteti “Bedër”, është shërbimi i provës, Gjykata e Tiranës, ka shumë kafene, ka dhe disa Call Center. Ajo që bie në sy është fakti që personi i dytë ka dijeni për kamerën, pasi personi i parë duket më i shkujdesur i në një moment i duket fytyra. Policia i ka marrë pamjet dhe po i përpunon. Janë shoqëruar disa persona dhe më pas janë liruar, persona të dyshuar për pista.
 
I pari ndoshta nuk shqetësohet sepse ka syze të mëdha të zeza që ia mbulon fytyrën...

Pista kryesore në të cilën po heton Policia është “goditje për shkak të detyrës” kjo për shkak të portalit “City News: dhe disa investigimeve të bëra kohët e fundit. Dikush u përpoq që ta kalonte fillimisht në linjë politike. Unë nuk besoj që ka të bëjë me politikën, e ritheksojë këtë. Ajo mund të jetë linjë politike nëse autorët nuk kapen. Atëherë unë do të drejtoj gishtin nga politika por përsa kohë shteti kërkon kohën e tij, për sa kohë institucionet e hetimit kërkojnë kohën e tyre për të zbardhur ngjarjen, unë ajo që bëj është vetëm hesht sepse nuk dua të flas që të mund të prish hetimet. Policia ka qenë shumë e gatshme. Ata menjëherë para se të më kryenin skanerin e kokës te spitali i Traumës, sapo më bënë qepjet në fytyrë dhe më ndaluan rrjedhjet e gjakut, menjëherë kam pasur 4-5 oficerë polici që më pyesnin “i pe, s’i pe, kush ishin, çfarë të thanë” .
 
Për një periudhë je ruajtur edhe në spital nga policë?

Kam pasur gjatë gjithë kohës policë kur isha në spital. Edhe aktualisht në lagje, tek zyra ka një kontroll të vazhdueshëm, që vazhdojnë të jenë ende të kujdesshëm. Duke mos ditur se nga ka ardhur urdhri, pasi të gjithë mendojmë që këto janë ushtar. Nuk besoj sepse nuk i njoh ata persona, nuk besojë që ne shkruajmë për banditë rrugësh. Në fakt ne në gazetari bëjmë lajme nga komunikata policie dhe ku i dihet mund të kemi shkelur diku në kallo. Këtë gjë ka puna jonë. 

Ti vazhdon t’i qëndrosh mendimit që je goditur për shkak të detyrës dhe disa shkrimeve që ke bërë kohët e fundit?

Nuk bëhet fjalë për shkrime për figurat politike...
 Kam thënë lidhje të medias me krimin.  Ajo që më ka bërë përshtypje është fakti që unë nuk ruhem, lëviz vetë me makinë dhe në orët e vona. Një natë më përpara kam qenë te kafja e pallatit duke parë ndeshje, madje atë ditë nuk ka pasur drita dhe jam ngjitur vetë. Dhe më ka çuditur më shumë veprimi në mes të ditës, në orën 11:30 duke më goditur dhe më dëmtuar gojën.
 
Pra mendon se e kanë bërë me qëllim në atë orar?

E qëllimshme, unë kam qenë në survejim për më tepër mund të thuhet që ka pasur më shumë se dy persona në ato momente, këta ishin ata që më kanë goditur ndërsa ka pasur dhe të tjerë që më ruanin apo që kanë njoftuar agresorët në momentet nga lëvizjet e mia. Urdhëruesit do të duhet t’i gjejë policia. Unë pres që policia ta zbardh ngjarjen. Unë kam besim që po bëjnë një hetim mjaft serioz. Ai vwrtetë kanë qenë shumë të shqetësuar dhe uniformat e policisë, dhe politika ka reaguar. Ajo që më ka bërë më përshtypje është që një subjekt politik nuk ka reaguar dhe një media nuk e ka raportuar. Pa folur për nje media tjetër që më pas vendosi censurë. Këto qenë disa detaje që të japin një lloj orientimi dhe të japin një dyshim që dikush tjetër mund të jetë përfshirë me tej. Por unë kaq mund të them. Ky është një vëzhgim i imi personal.
 
Ti the në lidhjen tonë nga spitali “kam dhënë emra personash në polici”... 
Po, në momentin e parë polica më ka pyetur cilat kanë qenë problematikat e fundit që ke trajtuar apo çështjet e fundit dhe unë mora të 2, 3 muajve të fundit sepse në portal konsumohen shumë lajme dhe ne jemi më shumë specifik, pasi jemi më shumë agresiv dhe përpiqemi të gjejmë tema më delikate investigimi. Kemi nxjerrë shumë çështje që nga pasuria e zotit Peza, çështje të Bashkisë së Tiranës, por nuk besoj që kjo ka ardhur nga këto. Unë dyshoj që është në një tjetër linjë por nuk mund të theksoj sistematiksiht dhe publikisht dhe nuk mund ta shpreh sepse mund të dëmtoj hetimin dhe mund të ndryshoj hetimin sepse mund të ketë edhe arsye të tjera. Mund të jetë shfrytëzuar një moment që unë kam pasur këto investigime për dhe një çështje tjetër ose personazhe të vjetra kanë gjetur një hapësirë të tillë kohore për të krijuar edhe dyshime mbi persona të tjerë, prandaj të presim policinë. Jam shumë i bindur që policia do t’i kapë, pavarësisht për pjesën time me frymë opozitarizmi. Unë besoj se policia do t’i kapë për shkak të atyre djemve me të cilët un kam biseduar dhe i shoh që janë shumë dashamirës. Ata nuk kanë vetëm këto pamje, këto janë bërë publike. Ka edhe imazhe të tjera që ata vazhdojnë investigojnë.
 
Kam përshtypjen se do të jetë e lehtë për policinë, pasi po të marrim parasysh veshjen e tyre dhe shikojnë kamerat e bizneseve të tjera një ose dy orë para ngjarjes mbase mund të pikasen këta njerëz ne momente të ndryshme, thjesht hamendësim i imi...
 
Dakord jam dhe unë. Madje policia ka marrë filmime para pas mbledh informacione. Janë detyrë e tyre, edhe e organeve të tjera të hetimit si Prokuroria apo Shërbimi Informativ i shtetit, por unë mund të them që kamerat e tregojnë shumë mirë që personat janë në dijeni që po kalojnë në një rrugë që monitorohen nga kamerat.
 
Po, sepse ruhen, sidomos i dyti që e ul kapuçin... 
Po që do të thotë se kanë qenë më përpara.
 
Pa dyshim, duhet ta kenë studiuar terrenin dhe lëvizjet e tua. 

Fatmirësisht shpëtuam.
 
Ruhesh tani Elvi, je më i kujdesshëm? 
Jo nuk është çështje kujdesi, i vetmi problem janë këta ccunat e policisë që vijën ën lagje, madje shpesh m ë vënë në siklet sepse unë nuk jam një person që ruhem.
 
Gjithsesi tani ndihesh më i mbrojtur... 
S’është çështje mbrojtje, ai ka qenë një mesazh. Unë e shkruajta edhe publikisht mua nuk më ndalin dot të tilla mesazhe. Se ja ma mbyllin gojën mua, s’ia mbyllin dot Erjonës, janë shumë gazetarë. Dhe simbolika është se nuk është se unë jam ndonjë gazetar i madh në Shqipëri që të mos bëjmë sikur Elvi ishte njeriu i madh i investigimit dhe çfarë ka bërë ky s’e ka bërë njeri. Unë jam një gazetar krejt normal si të gjithë kolegët e tjerë dhe kam bërë disa denoncime me një frymë tjetër. Ka gazetarë të tjerë më investigativë se unë, më të fortë se unë, më të mëdhenj, më denoncues edhe me më shumë karrierë në gazetari se unë, por vjen një moment që ti goditesh sepse je i pambrojtur. Duke qenë se je vetë dhe ke një portal me një staf të vogël me 2 apo 3 veta je më i pambrojtur se sa kolegët tanë që punojnë në një televizion. Ne që jemi më të zbuluar ndoshta sulmohemi, por ky duhet të shërbejë si rast, jo për të marrë gazetarët në mbrojtje, por për të gjithë kolegët se ka ardhur koha që në Shqipëri të kemi një status për gazetarët. Ajo që ndodhi me Elvin tashmë kaloi iku por nuk duhet të përsëritet me kolegët e tjerë. Duhet të jenë më të mbrojtur dhe shteti duhet të jetë më përgjegjës ndaj tyre pavarësisht se gazetarët janë oponencë zyrtare e shtetit.
 
Edhe me besimin që kishe ti shpresoj që policia të zbulojë kush janë dy personat por mbi të gjitha të zbulojë se kush dha urdhrin për të goditur dhe sulmuar , por nëse kjo nuk ndodh ke ndërmend ti publikosh emrat që dyshon? 
Unë do pres deri në fund të mbyllen hetimet nga Policia dhe Prokuroria, më pas unë nuk do të hesht për asgjë, por nuk mund të flas në këtë moment, sepse do të ishte aksident i pafalshëm. Është akt kriminal nuk doja të ishte politike, por siç e thashë nju forcë politike dhe një media nuk e kanë raportuar lajmin. Një forcë politike nuk ka shprehur solidaritet ndërsa një media nuk e ka publikuar aspak, ndërkohë që unë mund të kem pasur shumë debate me mediat sepse shpesh jam kritik me televizionet përfshirë edhe me Report Tv edhe me editorin tuaj edhe pashë një solidaritet për t;u habitur edhe e shpreha edhe në lidhjen telefonike që patën ndërkohe që diku tjetër kjo nuk ndodhi. Prandaj ka dyshime dhe ka detaje që janë në investigim e sipër dhe shumë shpejt do të kapën këta pastaj urdhri avash-avash do zbardhet.


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja