Kryeministri Edi Rama vijon me rubrikën e tij të re në Facebook, Përgjigjia ime”. Sot, Rama ka vendosur t’i kthejë përgjigje replikës së gazetarit Leonard Bakillari, i cili i shkruan Kryeministrit, se Shqipëria i ka patur gjithnjë këto bukuri natyrore edhe para se në pushtet të vinte PS. Komenti i gazetarit lidhet me një artikull të shpërndarë më herët nga Rama, të një medie të huaj, ku promovoheshin bukuritë e Shqipërisë.

Komenti i gazetarit

Rama i ka kthyer përgjigje, ku mes të tjerash thotë se nuk e zë gjumi natën për problemin e plehrave përgjatë vijës bregdetare.

“Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtaret, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetarë për ujësjellësa dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë”.i përgjigjet Rama.