Por rregulli forcohet vetëm mbi gazetarët dhe pshurret nga gjithë të tjerët, të cilët mund të hyjnë e të dalin sipas qefit. Rregulli qenka vetëm për gazetarët. Ah jo, ata të TVSH që edhe këta hyjnë e dalin sipas qefit. Shkurt, rregulli ka degjeneruar në standard të dyfishtë. Që këta kanë frikë nga fjala e dinë të gjithë. Po kjo është arrogancë, mendësia e standardit të dyfishtë”, shkruan ai.
Por, Braçe shprehet se gazetari ka shkuar në mbledhje ndërsa ajo kishte filluar. “Për ca tekanjozë banalë që kurrë nuk kuptuan ç’është rregulli, kur raporton Guvernatori i Bankës dhe për më tepër kur këtë nis ta bëj në orarin e lajmëruar. Nuk është etike, po fare, fare që një gazetar të vijë pas gjysmë ore dhe për më tepër të sillet vërdallë nëpër sallë, thjesht sepse dikush i ka mbushur mendjen se është më i madh se kushdo tjetër.
Nuk e di nëse gazetari në redaksinë e tij shkon pasi ka filluar mbledhja, por edhe nëse e bën atje, s’ka për ta bërë në kuvend. Nëse mikrofoni dhe kamera e TCH është në sallën e mbledhjes në orar, nuk ka pse i zoti i tyre gazetar të bëjë llogje lart e poshtë rrugëve kur ka interes të bëjë punën. Përndryshe, të ndenjurat duhet t’i shkojnë pas punës, jo tangërllëkut”, shkruan Braçe./gazeta tema/
Braçe: Komentuesit rrugaçë... por vetë e fillon mbledhjen me 4 minuta vonesë
Por deputeti socialist nuk e ka lënë me kaq. Në faqen e tij në Facebook pas mbrojtjes që Unioni i gazetarëve i ka bërë kolegut të tyre, Braçe i ka quajtur të gjithë ata që kanë komentuar në lidhje më këtë situatë një grup rrugaçësh. Sikur të mos mjaftonte kjo, Braçe i cili ka nxjerrë jashtë gazetarin për shkak të një vonese, sikurse e thekson edhe vetë në status e ka filluar mbledhjen me katër minuta vonesë. Po në këtë rast a duhet përzënë edhe Braçe?
Statusi i plotë i Braçes në Facebook
PER SULMUESIT, FYESIT, SHARESIT DHE PERCMUESEN EKSELENTE;
NUK KAM NXJERRE NGA SALLA E MBLEDHJEVE TE KOMISIONIT TE EKONOMISE ASNJE GAZETAR!!
TE KERKOSH KORRESKTESI NE ORAR DHE ETIKE NE MES TE NJE MBLEDHJE PUNE-NUK ESHTE KRIM!!
Prej mesdites,
nje zulme rrugacesh e rrugacesh te blogjeve, listave te komenteve te faqeve online dhe mureve sociale;
gazetare, mes tyre nga ata qe kurre nuk ja lejone vetes fyerjen e sharjen dhe kane te tyren etiken qytetare e profesionale por dhe ata qe kerkojne nje status siperor, mbi te tjeret;
ne fund fare edhe gazetare qe nuk dine fare cka ndodhur;
KANE HAPUR NJE GJYQ POPULLOR QE DEGRADON NE MLLEF,
URREJTJE, PERCMIM DHE SHARJE BANALE!!
Per te gjithe keta qe pasi i marr dhe u tregoj cka ndodhur heshtin dhe per te tjere qe "pushkatojne" me germa pa ditur gje hic, po sqaroj:
NUK KA ASNJE GAZETAR QE TE JETE NXJERRE NGA SALLA KU ZHVILLOHEN MBLEDHJET E KOMISIONIT TE EKONOMISE!!
Jane deshmitare mbi 30 gazetare qe kane qene aty, kamerat-nje pjese e te cilave kane transmetuar live, deputetet dhe ne fund edhe vete Guvernatori!!
Pra,
eshte nje genjeshter e madhe qe une kam nxjerre kend nga salla e mbledhjeve sot; genjeshter qe u perhap nga cifti me i poshter qe ka patur ndonjehere media ne Shqiperi-"calameni mendor" dhe "gagaci mendor".
Pas mbledhjes, nje mik i mire ne media me njoftoi se gazetari Klodian Tomorri ka publikuar ne profilin e tij STATUSIN publik te meposhtem:
"Standardet e degjeneruara te pushtetit
Komisioni Parlamentar i Ekonomise, si flamurtari i Pushtetit Popullor, ka vendosur nje rregull qe pas fillimit te mbledhjes nuk lejohet te hyje me askush.
Por rregulli forcohet vetem mbi gazetaret dhe pshurret nga gjithe te tjeret (deputete, nepunes te institucioneve te ndryshme, perfshire punonjesit deri dje te mirepaguar te Bankes se Shqiperise) te cilet mund te hyjne e dalin sipas qejfit.
Rregulli qenka vene vetem per gazetaret. Ah jo ata te tvsh-se qe edhe keta hyjne e dalin sipas qejfit. Shkurt rregulki ka degjeneruar ne standard te dyfishte.
Qe keta kane frike nga fjala e dine te gjithe. Por kjo eshte arroganca, mendesia e standardit te dyfishte. Ajo qe fut ne burg te varfrin se lidh energjine per femijen e semure, por jo hajdutin me fature qindra milione lekesh.
Pushteti e korrupton te miren. Karrigia i rendon te ndenjurat. Por keta e harrojne gjithmone. Te ndenjurat i kane te tyret. Karrigia eshte e te tjereve. Mbani te ndenjurat".
Besoj i dalloni fyerjet, sharjet dhe mllefin e nje gazetari "te pa ane"!!
Kam pyetur cka ndodhur nga sherbimet e Kuvendit dhe kam mesuar:
GAZETARI KLODIAN TOMORRI KA HYRE NE AMBJENTET E KUVENDIT NE OREN 10.20!! KA ARRITUR NE KATIN E KATER PAS 4 MINUTASH; SHERBIMET E KUVENDIT NE KETE ORE NUK KANE LEJUAR ME NJERI TE HYJE NE SALLEN E MBLEDHJEVE TE KOMISIONIT TE EKONOMISE!!
Pra,
GAZETARI NUK KA QENE FARE NE SALLEN E MBLEDHJEVE TE KOMISIONIT TE EKONOMISE;
KOMISIONI I EKONOMISE KA FILLUAR MBLEDHJEN E TIJ NE 10.04 NE TE CILEN GUVERNATORI I BANKES SE SHQIPERISE KA NISUR MENJEHERE RAPORTIMIN E TIJ;
NE SALLEN E MBLEDHJEVE KA QENE PERPARE SE TE NISE MBLEDHJA KAMERAMANI ME KAMEREN DHE MIKROFONIN E TOP CHANNEL DHE ATY KA NDENJUR DERI NE PERFUNDIM TE MBLEDHJES;
NE SALLEN E MBLEDHJEVE KANE QENE PARA SE TE NISTE RAPORTIMI DHE TE PAKTEN25 GAZETARE DHE KAMERAMANE TE TE GJITHA MEDIAVE.
Tani, qe te mos vazhdoj edhe me dikush te percmoje po sqaroj:
QE NE JAVEN E PARE TE PUNES SIME SI DREJTUES I KOMISIONIT TE EKONOMISE, JAM NDALUR ME TE GJITHE GAZETARET DHE JU KAM KERKUAR TE VENDOSIM BASHKERISHT RREGULLA;
PERCAKTUAM ORARIN, MENYREN E VENDOSJES SE KAMERAVE NE SALLE, GAZETAREVE GJITHASHTU DHE ETIKEN E SJELLJES KUR DREJTUES TE INSTITUCIONEVE KUSHTETUESE, PERFAQESUES TE QEVERISE ETJ JANE TE THIRRUR PER TE RAPORTUAR, MBROJTUR PROJEKTLIGJE APO DEBATUAR NE KETE KOMISION.
Te gjithe i zbatojne keto rregulla; pergjithesisht edhe gazetari ne fjale!!
Pra, une kryetari i Komisionit, i percmuari i madh e Albes, i sulmuari i natyrshem i Tedit dhe i fyeri nga ky gazetar, kam bere vec nje krim:
KAM VENDOSUR NJE RREGULL:
PARAQITJEN NE OREN 10.00 TE GJITHKUJT, QEVERISE, DEPUTETEVE, TE FTUARVE TE TJERE, GAZETAREVE!!
E KUPTONI APO JO?
TE KERKOSH QE TE GJITHE TE VIJNE NE ORAR DHE TE RESPEKTOJNE RREGULLAT ETIKE TE PROFESIONIT, ESHTE ARSYE TE PERCMOHESH, SULMOHESH, URREHESH!!
Dhe e dini;
Ne asnje komision tjeter gazetaret nuk vene si duan e kur duan; ne asnje institucion tjeter tamam ky gazetar nuk shkon kur do dhe si do!!
Une duhet tua pranoj qe te vi e te vine kur te duan, madje kur te ftuarit ne Komision per pune te jene duke folur apo debatuar, te nderpriten ne punen e tyre!!
Te gjithe bashke duhet te kuptojne:
KOMISIONI I EKONOMISE NUK BEN MBLEDHJE TELEVIZIVE,
BEN MBLEDHJE PUNE!!
Kisha nje detyrim per miq e shoke ti shkruaja keto rradhe;
Per gazetaret qe percmojne e sulmojne kam vetem nje pergjigje:
KOMISIONI I EKONOMISE I NIS MBLEDHJET E TIJ NE OREN 10.00!
NUK U KAM KERKUAR E AS KAM PER TJU KERKUAR KURRE FAVOR NE PERMBAJTJEN E LAJMEVE TUAJA, SHKRUANI E THONI CFARE TE DONI!!
PAS ORES 10.00, DERA E SALLES SE MBLEDHJEVE TE PUNES SE KETIJ KOMISIONI ESHTE E MBYLLUR!!
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)