Gazetari malazez replikon me 
Ramën: Flet si Vuçiç e Trump

Gazetari malazez replikon me <br />Ramën: Flet si Vuçiç e Trump<br>
Në Konferencen e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE–Ballkani Perendimor, plot 250 gazetarë të rajonit ndodheshin sot në Tiranë, si asnjëherë më parë.

Rëndësia që i ka kushtuar Bashkimi Evropian këtij aktiviteti, përkon me një moment delikat, pas përplasjes frontale që kryeministri Edi Rama pati me mjaft gazetarë shqiptarë, duke i akuzuar me terma jo fort etikë, sikurse ka bërë së fundmi në disa raste. Rama i akuzoi disa javë më parë gazetarët se funskionojnë si “një tel bakri” për të përcjellë shpifje dhe të pavërteta.

Kryeministri edhe gjatë fjalimit të mbajtur sot, edhe pse me tone disi më të moderuara, ripërsëriti atë që në vija të përgjithshme ka qenë qëndrimi i tij për një kohe të gjatë ndaj mediave. Ai tha se në Shqipëri shpeshherë mediat shkelin të drejtat e njeriut.

Media duhet përdorur si një armë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë pikërisht lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizimi i funksionit të saj. Cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë. Duhet të rritet përgjegjësia, media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor” – u shpreh Rama, duke u marrë më shumë me mediat dhe duke i identifikuar si një e keqe, se sa me problemet që duhen eliminuar për të garantuar funksionimin e tyre si plotësisht të lira.

Por gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’, i cili ishte i ftuar në panel, ka reaguar me indinjatë ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar, siç mund të ketë bërë rrallëherë ndonjë gazetar shqiptar ndaj kryeministrit. Ivanoviç përmendi rastin e Maltës, kur tha se, edhe në këtë vend kryeministri i thoshte gazetares se nuk ishte e besueshme, deri sa ajo u vra nga mafia.

Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit.

E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme. Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia”, - tha mjaft i revoltuar gazetari. 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online