Urimi i ftohtë dhe ‘harresa’ e Edi Ramës nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mesazhin e saj për zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë një reagim të ashpër të ish deputetët të Kosovës dhe njëherësh gazetarit Milaim Zeka, duke e quajtur atë dhe Albin Kurtin përballë Edi Ramës si “krimbat para Shqiponjës.”

Zeka shkruan se Vjosa Osmani është e mbushur me urrejtje dhe se të gjithë hapat në karrierën e saj politike i ka bërë duke sharë kundërshtarët, njësoj, shkruan Zeka, si të ishte ‘vajza’ e Sali Berishës.

“Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjën. Presidentja e vendit, unë po ia përmend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Është sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Është e ziere ne kazanin e urrejtjes.

Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.

Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend. Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.

Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes. Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…”, shkruan Zeka.

Firoja e thellë e PS në zgjedhjet e 25 prillit solli urimet e thuajse të gjithë ndërkombëtarëve dhe të fundit që thyen heshtjen ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasuar nga urimi i Vjosa Osmanit. Të dy uruan të fundit, ndërkohë që janë të parët që flasin me nota patriotike dhe bashkim kombëtarë mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.