Gazetari nga Kosova: Ja pyetja 
 që s’më lejuan t’i bëja Vuçiçit

Gazetari kosovar Besnik Tahiri, të cilit iu mohua e drejta për të bërë pyetje në konferencën e djeshme sqaron për “Shiptarja.com” pyetjen që kishte për Vuçiç.“ Pyetja ime ka qenë për të dy kryeministrat Rama e Vuçiç. Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç doja t’i ripërsërisja pyetjen që i bëra në muajin janar kur vizitoi Kosovën. Në fillim të vitit e pyeta nëse ndihej përgjegjës për krimet e luftës që kanë bërë ndaj Kosovës.

Në atë kohë Vuçiç zgjodhi të mos më përgjigjej duke u shprehur se nuk ndjente asnjë peshë faji dhe se ne shqiptarët jemi popull shumë i egër. Dje doja ta pyesja nëse vijon të mbajë të njëjtit qëndrim për shqiptarët dhe nëse fryma e re e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë e ka bërë të reflektojë për krimet e serbisë në shtetin e Kosovës gjatë luftës”, deklaroi Tahiri.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve