Gazetari polak-Trumpit: BE-në
mbështete, jo ta dobësosh
Në një artikull, e përditshmja polake “Wyborcza” i bën thirrje presidentit amerikan Donald Trump, ta mbështetë BE-në dhe jo ta dobësojë atë. Shkrimi mban titullin "Pa iluzione dhe pa shpresa të kota, por me një shpresë të moderuar”, duke i uruar në këtë mënyrë mirëseardhjen nr.1 të shtetit amerikan me rastin e vizitës së tij zyrtare në Poloni, dy ditë më parë.
Në një artikull, e përditshmja polake “Wyborcza” i bën thirrje presidentit amerikan Donald Trump, ta mbështetë BE-në dhe jo ta dobësojë atë.
Shkrimi mban titullin "Pa iluzione dhe pa shpresa të kota, por me një shpresë të moderuar”, duke i uruar në këtë mënyrë mirëseardhjen nr.1 të shtetit amerikan me rastin e vizitës së tij zyrtare në Poloni, dy ditë më parë.
Trump sulmoi disa vende anëtare të NATO-s me faktin se ato nuk shpenzonin mjaftueshëm për menaxhimin e buxhetit të përbashkët ushtarak në kuadër të NATO-s.
Ai deklaroi se do të anulonte Amendamentin e 5-të të Traktatit të Eashingtonit, e cila detyronte të gjitha vendet anëtare të angazhohen në mbrojtje të një vendi anëtar të NATO-s në rast agresioni ushtarak ndaj këtij të fundit.
Por Trump më pas e evokoi këtë qëndrim, duke thënë se ky Amendament mbetet ne fuqi. Në listën e vendeve të sulmuara nga Trump ishte dhe Polonia.
Për Jaroslav Kurskin, zëvendëskryeredaktor i “Wyborcza” vizita e presidentit amerikan është e një rëndësie të madhe dhe polakët do t’i dëgjojnë më shumë vëmendje fjalët e tij.
“Ne presim që presidenca e Donald Trump të mos i rikthehet politikave të izolacionizmit e cila me fjalë të tjera do të thotë se SHBA-ja nuk do ta përkrahë më BE-në. Ata duhet ta mbështesin BE-në në vend ta dobësojnë atë”, shkruan ai.
Megjithatë Trump e konsideron Poloninë zemrën e Europës, gjatë një fjalimi të lexuar në Varshavë.
Të gjithë presidentët e SHBA kanë qenë të mirëpritur nga shtetit polak. Vendi drejtohet nga Andrzej Duda, lideri partisë Ligj dhe Drejtësi, e cila përqafon të njëjtën vijë ideologjike me atë të presidentit Trump.
“Në ditët më të errëta të komunizmit, mesazhi i Amerikës për ne ishte: “Liri dhe demokraci, sundimi i ligjit dhe media e pavarur”. Asnjëherë nuk do ta harrojmë këtë mesazh. Liderët largohen, por kombet dhe parimet shtetndërtuese zgjasin”, përfundon artikulli i Kurskit./
CNN
Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45