Gazetari Prebibaj dënohet me gjobë: 
I fortë përballë drejtësisë së ligë

TIRANE - Agron Prebibaj, sekretari i Medias dhe Propogandës në Partinë Demoktristiane është dënuar me 1 milion e 200 mijë lek gjobë. Ky dënim është dhënë nga gjykata e Tiranës pasi Prebibaj akuzohej se ka organizuar dhe marrë pjesë në grumbullime e manifestimeve të paligjshme gjatë muajit shkurt.

Në profilin e tij në “Facebook” Prebibvaj shkruan se: “…sjellja e keqe e policëve në muajin shkurt të këtij viti ndaj protestuesve dhe meje personalisht, u pasua më keq nga gjykata duke më dënuar së bashku me dy protestues të tjerë. As Prokurori, as Gjyqtari nuk morën konsideratë protestën time paqësore e jetike, nuk morën në konsideratë pozicionin tim të gazetarit e as të drejtuesit të një partie politike.

Sinqerisht më erdhi keq për këtë vendim të padrejtë të trupit gjykues, sikurse u ndjeva shumë më i fortë përballë ligësisë së kësaj drejtësie shqiptare. Unë gjatë gjithë jetës time kam qenë dhe mbetem paqësor, kam frymë proteste që në lëvizjen e dhjetorit 1990,p asi jam i bindur se protesta është mjet demokratik që shëndosh demokracinë dhe shkund pluhurat. Unë do protestoj gjithmonë për të drejtat e liritë e mia e të gjithë njerëzve. Siguroj se nuk me trembin vendimet e padrejta…”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve