Pas përfundimit të takimit të cilësur si historik mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim jong-un, kreu i SHBA-ve ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan ABCNews.
Gazetari George Stephanopoulos ka nisur intervistën e tij duke i kujtuar presidentit amerikan që ishte pikërsiht ai se disa muaj më parë e kishte sulmuar dhe kritikuar Kim Jonh-un.
Gazetari i ABCNews kishte thënë se Kim është një diktator që udhëheq shtetin policor ku qytetarët e vet vdesin nga uria dhe që kishte urdhëruar likuidimin e anëtarëve të familjes së tij. Madje gazetari e pyeti se si është e mundur që pikërisht tani të njëjtit person ti besojë.
“Po i besoj. Ndoshta për një vit do të bisedojmë dhe në fund do të them se kam gabuar. Është e mundur. Bashkëpunojmë në nivel të lartë, dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe shumë gjëra tjera janë të mundura”, ka deklaruar Trump.