Gazetari shqiptar i del përballë kryeministres serbe me bluzën ku shkruhej: Sapo dolëm nga mali

Gazetari shqiptar i del përballë kryeministres serbe me bluzën ku shkruhej: Sapo dolëm nga mali

Kryeministrja serbe Ana Bernabiç ka marrë sot pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku është takuar edhe me gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu. Në momentin e përballjes me kryeministren serbe ai është shfaqur i veshur një bluzë krejt të veçantë. Në bluzë ishin fotografitë e disa prej personazheve shqiptarë më të njohur në botë, mes tyre Dua Lipa, Rita Ora, Inva Mula, Shën Tereza, Bebe Rexha, etj.

Fotot e personazheve ishin të shoqëruar me shkrimin  “Sapo dolëm nga mali”.

Nuk dihet cili ka qenë reagimi i kryeministres serbe, e cila kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se “Janë njerëz të ardhur nga mali”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK