Së paku 84 të vdekur dhe 150 të plagosur është bilanci i sulmit të natës së mbrëmshme në Nice të Francës.Në një lidhje direkte për Report Tv gazetari Leon Molla u shpreh se pavarësisht masave të larta të sigurisë në Francë tragjedia nuk ka mundur të shmanget. Ai u shpreh se 30 minuta para ngjarjes terroristi ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në facebook tragjedinë. Molla gjithashtu është shprehur se mediet vendase kanë mbajtur të fshehur për rreth një orë lajmin në mënyrë që të mos përhapej panik në qendrat e qyteteve të tjera ku festohej.

''Në Nice dhe në të Gjithë Francën është dhënë urdhri për uljen e flamurit në gjysmë shtizë që do të mbahet 3 ditë me radhë. Është një panik i madh në vend pasi nuk janë identifikuar akoma viktimat dhe si pasojë nuk janë njoftuar familjarët e tyre sepse prokuroria nuk ka nxjerrë ende emrat konkret. Ky sulm ishte i papritur sepse edhe gjate Europianit nuk ndodhi ndonjë atentat.

30 minuta para se 31-vjeçari të futej mes njerëzve me kamion kishte paralajmëruar sulmin terrorist nga një postim në facebook. Fillimisht mediet e kanë fshehur ngjarjen që të mos shpërndahej panik përderisa kudo në sheshe festohej për festën e pavarësisë së Francës.Sulmi ka ndodhur në orën 10:30, por është publikuar në 11:30'', u shpreh gazetari.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com