Gazetari sqaron faktet: ETIAS nuk është rikthim vizash, injoranca ose pafytyrësia nuk kanë brirë

Gazetari sqaron faktet: ETIAS nuk është rikthim vizash, injoranca ose pafytyrësia nuk kanë brirë

Foto ilustruese

Gazetari Endri Xhafo ka sqaruar se ESTA nuk është një rikthim vizash, por është një sistem i automatizuar që përcakton kualifikimin e një vizitori për të udhëtuar.

Përmes një posrimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar faktet që nxjerrin zbuluar disa ish-funksionarë, të cilët pretenduan se ishte vendosur rikthim i vizave me Shqipërinë. Sipas tij vendimi për rikthimin e vizave me Shqipërinë edhe mund të merret një ditë, por këtë herë nuk është rasti. 

Postimi i plotë:

The Electronic System for Travel Authorization (ESTA) është një sistem i automatizuar që përcakton kualifikimin e një vizitori për të udhëtuar pa vizë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës e aplikojnë që prej vitit 2009 për të gjithë shtetasit e vendeve që përfitojnë nga Visa Waiver Program (VWP), pra udhëtimi pa viza për në SHBA (US ESTA nevojitet edhe për udhëtime në Guam, Puerto Rico dhe US Virgin Islands). Që prej vitit 2014 ESTA ka një kosto prej 14$ për person, lipset edhe për fëmijët pa dallim moshe, rekomandohet të aplikohet qysh para blerjes së biletës së avionit, por në çdo rast jo më vonë se 72h përpara udhëtimit, dhe pa të kompanitë ajrore nuk të bëjnë check-in. Ndërsa kur futesh në territor amerikan nga toka (Kanada & Meksikë) plotëson një formular letre.

ESTA ka vlefshmëri 2 vjeçare. Kush nuk ka nevojë për ESTA për të udhëtuar për në SHBA? Shtetasit e atyre vendeve që kanë nevojë për vizë, siç janë shqiptarët, e megjithatë, me vizë apo pa vizë (ESTA), të cilat autorizojnë udhëtimin, zyrtarisht asnjëra nuk autorizon futjen në territorin amerikan; këtë e vlerëson vetëm autoriteti doganor në port apo aeroport. Pra, teorikisht, edhe nëse je shqiptar me vizë apo anglez me ESTA, agjenti doganor amerikan në kufi mund të të refuzojë hyrjen në territorin amerikan.

Tani, këtë gjë që SHBA e bën që prej 2009-ës, BE ka përgatitur një raport në 2011 për ta aplikuar edhe ajo në zonën Schengen. Sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) do t’i nënshtrohen si shqiptarët, edhe amerikanët. Pra ESTA europiane, me inicialet ETIAS, nuk është rikthim vizash, por një sistem i automatizuar që synon, sipas europianëve, të rrisë sigurinë e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Jam habitur se si disa ish-funksionarë e shesin këtë si rikthim të vizave me Shqipërinë. Ose injoranca, ose pafytyrësia, sepse njëra nga të dyja është, nuk kanë brirë. Vendimi për rikthimin e vizave me Shqipërinë edhe mund të merret një ditë, inshallah jo, por këtë herë nuk është ky rasti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Euro: 06/10/2020 13:04

    Zoti gazetar nkte rast te pergezoj per mundimin qe sqaron proceduren edhe pse pavaresisht ben nji krahasim insens. Sa per pjesen e injorances apo pafytyresise mendoj qe dhe ti ben pjese aty brenda, apo me mire mund ta shpreh ne termin "lepiresia injorante e dezinformimit pro qeveritar". Si politolog dhe sociolog i ceshtjeve nderkombetare, dhe si pedagog ne nje universitet diku ne europe, e kundershtoj me force shkrimin tend. E para SHBA-te sistemin ETAS e aplikojne per cdo kategori qe udheton apo tranziton ne territoret e tyre, ne rastin ETIAS aplikohet vetem kundrejt dhe eskluzivisht ndaj shtetasve shqiptare, duke specifikuar qe jemi ne brezin e pare te periferise se BE pra nuk jemi shtet afrikan apo diku ne lindjen e mesme, pra ja vlen te theksohet ky detaj. E dyta tarifimi i aplikimit dhe aplikimi ne vetvete bie ndesh me levizjen e lire 180 ditore ne vit, pra zoteri i dashur ne termat politike quhet rikthim vizash dhe sistem i kufizuar levizjeje, pavaresisht se trumbetohet si mbulese qe nuk preket levizja e lire!!! Praktikisht dhe teorikisht kthehemi pas ne kohe pra perpara vitit 2010. Theksoj qe jemi i vetmi shtet ballkanik qe vendoset ky regjim shtrengues. Ne rastin e pare eliminohet privatesia sepse kerkohen te dhenat e vendbanimit dhe nr i tel, ne rastin e dyte kerkohen te dhena shtese per dike qe do te udhetoje pa nevojen e nje ftese nga nje familjar banues ne zonen shengen, pra te dhena ekstra, me shume se cjane kerkuar deri perpara vendosjes se mbylljes se kufinjve prej Covid. E treta nese ti si person ploteson kushtet e vendosura, do perballesh me kerkesa deri diku absurde te policise kufitare te secilit shtet, sepse ne qarkoren e BE i lihet "dore e lire" secilit shtet pavaresisht se kto te dhena vendosen ne sistemin SIS (shengen investigative system), dhe specifikoj vetem per shtetasit e Republikes se Shqiperise. Nese preferon ti apo proqeverisesit mund ta quajme dicka normale, por ne realitet eshte shtrengim tendencjoz pa dashur te kaloj ne termin diskriminim. Nuk e kuptoj akoma pse kerkohen plotesime kushtesh dhe ne tnjejten kohe kthehemi vite pas ne kohe me te vetmen diference qe nuk do qendrojme me perpara ambasadave por do na duhen vetem 15min online. Ne kte rast qeveria duhet te kerkoje llogari perfaqesuesit te saj ne BE dhe njekohesisht ambasadoreve te komunitetit ne Shqiperi pse duhet ky sistem i "moderuar vizash". Opozita duhet te reagoje, shoqeria civile po ashtu. Pra i dashur zoti Xhafo te sugjeroj ta konsultosh tekstin mbi vendosjen e ktij regjimi modern vizash kundrejt shtetasve shqiptare dhe mos u bazo ne shkrime gazetash, dhe duhet te jesh ti i pari qe flet per injorance qe duhet te ngrihesh kunder ktij sistemi diskriminimi, sepse ne tekstin qe ministrat e brendeshem te BE i kane derguar parlamentit europian specifikohet Shqiperia. Zoteri i nderuar ne sjemi vend prodhues terrorizmi, sjemi periferia geto e Napolit, sjemi baza e freefighters islamike ashtu si ndodh ne belgjike apo france, sjemi plantacionet e pafundme te marihuanes ashtu si ndodh ne spanje, sjemi djepi i prostitucionit legal ashtu si ndodh ne hollande, gjermani, apo austri. Pra mendoj qe nuk jemi ne ate gjendje mjerane ku na shfaqin kancelerite europiane. Si shqiptar, perpara se te akuzoj per kanibalizem mediatik, injorance mesjetare apo pafytyresi kundrejt bashkekombasve te mi qe perdite perballen me mediokritet apo perbuzje nga shume shtete europiane, do kerkoja disa pergjigje te thjeshta dhe jo te dilja dhe te beja rolin e Lorenc vangjelit apo te disa lepiresve te pushtetit.

    Përgjigju
    • Landi: 06/10/2020 14:25

      Faleminderit qe i keni kthyer nje pergjigje qe dhe persona te administrates shteterore apo dhe ata te opozites nuk po flasin.Realiteti flet...kshuqe duam sduam kjo u be

  • miri kola: 06/10/2020 11:53

    Dakord, por pse nuk e vendosen per Serbine apo Malin e zi?

    Përgjigju
  • Une: 06/10/2020 11:09

    Ky eshte sistem Vizash i paster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot