Në Kartagjenë u zhvillua gara e bukurisë, ndërsa studentja Carmen Lucia Aldana u kurorëzua Miss Colombia për vitin 2012.

Në këtë garë morën pjesë 25 konkurente nga i gjithë vendi. Në fillim të garës, bukuroshet kërcyen muzikë të karaibeve.

Gjithashtu, në garë vajzat u paraqiten me bikini, fustane mbrëmje dhe u përgjigjën pyetjeve logjike.

20 vjeçarja Carmen Lucia Aldana, është studente për gazetari dhe komunikim në Cali, në Departamentin e Valle del Cauca.

“Si studente dhe gazetare sociale, i përkushtohem zhvillimit të shoqatave, medias dhe shoqërisë. Jam shumë e lumtur që u zgjodha Miss Kolumbia.

Çmimi ka pasuruar jetën time universitare dhe mund të promovoj garën me aftësitë e mia profesionale“, -tha Lucia Aldana pasi mori çmimin.

Konkurentet morën pjesë edhe në një trainim dhe aktivite në shërbim të komunitetit përgjatë 17 ditëve të garës.

Të afërmit dhe miqtë e tyre ishin gjithashtu të ftuar këtë vit për të mbështetur konkurentet.

Gara e bukurisë në Kolumbi u zhvillua për herë të parë në Kartagjenë, një qytet i madh bregdetar në pjesën veriore të shtetit.

Fituesja do të marri pjesë në gara ndërkombëtare, përfshirë dhe Miss Universi.

(l.c/xh.k/shqiptarja.com)