Gazetarja e AA në shënjestër të
një sulmi verbal islamofob në Paris
Gazetarja e Anadolu Agency në Paris ishte e viktimë e një sulmi verbal islamofob në metronë e qytetit. Nuk reaguan as pasagjerët të cilët e njekën tërë këtë ngjarje, ndërsa sulmuesi pas disa sharjeve filloi të fyej Islamin dhe muslimanët.
Gazetarja e Anadolu Agency në Paris ishte e viktimë e një sulmi verbal islamofob në metronë e qytetit. Nuk reaguan as pasagjerët të cilët e njekën tërë këtë ngjarje, ndërsa sulmuesi pas disa sharjeve filloi të fyej Islamin dhe muslimanët.
Gazetarja e Anadolu Agency, Hajer M'tiri ndodhej në vagonin e fundit të trenit kur ajo përjetoi këtë situatë të pahijshme. Ajo qëndronte pranë derës, kur një burrë i gjatë ka filluar ta shikojë në mënyrë të çuditshme. Nga informacionet e siguruara ai nuk largonte shikimin nga M'tiri, ndërsa pas një kohe të shkurtër pasoi sulmi verbal. Ai filloi ta shajë dhe fyej Islamin dhe muslimanët, ndërsa askush në tren nuk reagoi.
M'tiri u përpoq ta ruaj qetësinë, por ajo u frikësua. Nuk iu kundërpërgjigj "burrit", i cili ishte duke drejtuar sharje, por vetëm shkoi në pjesën tjetër të vagonit. "Shumë u frikësova, sepse jam e shkurtur dhe e dobët, ndërsa ai ishte i gjatë. Mora celularin që ti telefonoj miqve në mënyrë që të qetësohem pak, ndërsa njeriu nuk ndaloi së shari. Kur ndaloi treni, vrapova shpejt jashtë, " tha gazetarja.
Ajo u përpoq ta fotografoj sulmuesin islamofob, por ai mbulonte fytyrën me dorë dhe ngrinte zërin edhe më shumë. M'tiri theksoi se frika më pas disi u zbut dhe ju kundërpërgjigj duke i thënë se "racist dhe u shkatërrofsh në ferr." Ajo më tej sqaroi se edhe më shqetësuese ishte fakti që askush në metro nuk reagoi.
"Megjithatë, në këtë errësirë, ishte edhe një pikë drite. Pasi u nis treni, një grua e vjetër erdhi tek unë dhe më tha të mos qaja. Më tha se ai ishte i sëmurë dhe racist. Ajo gjithashtu më tha se unë jam një grua si të gjitha muslimanet dhe se njeriu ishte xheloz. Përveç kësaj, më tha se duhet të jem e fortë dhe ta mbaj kokën lart," shpjegon gazetarja e Anadolu Agency.
Në Francë sulmet islamofobe janë dukuri e shpeshtë ndaj muslimanëve, në të shumtën e rasteve janë gra të pambrojtura. Human Rights Watch në kohët e fundit ka regjistruar 691 sulme ndaj muslimanëve. Është për tu shqetësuar pasi që muajt e fundit janë shtuar edhe sulmet fizike. HRW për tetë muaj ka shënuar 27 sulme fizike ndaj muslimanëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17