Gazetarja e çështjeve sociale në “Report TV”, Xhensila Demollaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni fantastike e shoqëruar nga familjarët dhe miqtë e saj. 

Xhensila bashkon udhëtimin jetësor me të dashurin e saj, Armandon, me të cilin ishte e lidhur prej disa vitesh. 
Fotot vijnë nga ceremonia e mbrëmshme, mes një atmosfere të ngrohtë festive, ku nuk munguan detajet nga tradicionalja tek modernia, e tek fishekzjarret.

Festimet vijojnë dhe sot në shtëpinë e bashkëshortit të gazetares, ndërsa nesër Xhensila dhe Armando fluturojnë për të kaluar muajin e mjaltit në një ishull të bukur mes Afrikës Veriore dhe Francës.  Redaksia e “Report TV” dhe “Shqiptarja.com” i uron Xhensilës dhe bashkëshortit të saj, Armandos jetë të lumtur!