Gazetarja e VOA, Kostreci: Në Afganistan ende 200 amerikanë, evakuimi i tyre varet nga bashkëpunimi me talebanët! Nëse ISIS-k kërcënon SHBA, do ketë sulme të tjerë ndaj tyre

SHBA mbylli dje evakuimin e bashkëpunëtorëve afganë dhe personelit të saj si dhe largoi trupat amerikanë nga Afganistani duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare në vend. Edhe pse SHBA evakuoi 80 mijë persona nga Kabuli, sipas gazetares shqiptare së Zërit të Amerikës, Keida Kostreci në Afganistan janë dhe rreth 200 amerikanë. Në një intervistë në Report Tv, Kosteci tha se evakuimi i amerikanëve të mbetur do të varet nga bashkëpunimi me talebanët, nëse ato do i mbajnë premtimet e tyre për të mos penguar largimin e amerikanëve të mbetur. Kosteci tha se largimi i trupave amerikanë nga Afganistani shënon një ditë historike dhe fundin e një lufte të gjatë, por dhe pasiguri për mënyrën se si SHBA do të angazhohet në Afganistan në të ardhmen.

"Me largimin e plotë të trupave amerikanë nga Afganistani i është dhënë fund një luftë 20-vjeçare. Ishte një ditë historike për SHBA për sa i takon mbylljes së luftës dhe operacioneve të zhvilluara atje. Në Afganistan ka ende edhe 200 persona amerikanë, mund të jenë dhe më pak, dhe nëse ata do të duan të evakuohen do të bëhen të gjitha përpjekjet  për largimin e tyre. Përveçse ditë historike, është edhe një ditë që shoqërohet edhe me pasiguri për mënyrën se si SHBA do të angazhohet në Afganistan pas mbarimit të kësaj lufte. Nuk ka ende hollësi se si do të kryhet largimi i këtyre personave, por SHBA dhe OKB kanë këmbëngulur që talebanët të mbajnë premtimin e tyre për të mos penguar evakuimet, Kjo lë të kuptohet se shpresat varen nga bashkëpunimi me talebanët", tha gazetarja Kostreci.

Deklarata e talebanëve sot kur 'shpallën fitoren dhe çlirimin e vendit" se do të bashkëpunojnë me perëndimin, Kostreci tha se SHBA nuk do të ketë ambasadë në Kabul, por operacionet e saj diplomatike atje do i bëjë përmes ambasadës që ka në Doha të Katarit.

"Sekretari Blinken e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të ketë ambasadë në Kabul, por përpjekjet e saj diplomatike atje do i mbulojë nga ambasada e saj ën  Doha të Katarit.  Se si do të jenë marrëdhëniet diplomatike atje do të shihen nga mënyra se si do të reagojnë talebanët dhe zhvillimet që do të ketë në Afganistan", u shpreh Kostreci.

Në lidhje me sulmet e përqendruara me dron që SHBA ka bërë ndaj disa objektivave të ISIS-K, për Kostrecin ato mund të vazhdojnë "nëse SHBA do të ndihet e kërcënuar nga ky grup terrorist".

Me largimin dje nga Kabulli të avionit të fundit ushtarak të SHBA-së me të evakuuar, ka marrë fund lufta 20-vjeçare e SHBA. Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas gati 20 vitesh në Afganistan, duke e përshkruar tërheqjen e tyre si një "moment historik" ndërsa deklaruan se vendi tani është një "komb i lirë dhe sovran". Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se Afganistani do të ketë "marrëdhënie diplomatike pune" me Perëndimin, duke u zotuar se afganët "do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën