Pretendime të reja për ngacmim seksuale nga ana e Donald Trump.

Gazetarja amerikane Elizabeth Jean Carroll, e njohur si një nga kolumnistet më të famshme në Amerikë, akuzon Presidentin amerikan se e ka ngacmuar seksualisht dhe pastaj e ka përdhunuar atë në dhomën e provës së një dyqani të famshëm në Nju Jork, vetëm pak hapa larg nga Kulla Trump. Episodi i treguar nga Carroll daton 23 vjet më parë.

Nga ana tjetër e vijës së sulmit, Trump ka mohuar gjithçka. "Nuk e kam takuar kurrë. Ajo po përpiqet të shesë librin e saj” – reagon presidenti. Pastaj Trump vazhdon reagimin e tij duke pyetur: A ka zonja Carroll ndonjë fotografi, video apo çfarëdo tjetër regjistrimi? Sigurisht që nuk ka asgjë sepse asgjë nuk ka ndodhur asnjëherë”. Presidenti gjithashtu ka sulmuar  revistën Elle si pjesë e një trendi endemik lajmesh të rreme.

Nuk është hera e paë që Donald Trump është akuzuar për ngacmim seksual. Një vit më parë ai u akuzua nga “Washington Post” se në vitin 2006 kishte ngacmuar seksualisht Rachel Crooks-in, atë kohë 22-vjeçe, ndërsa të dy ishin duke pritur ashensorin në Trump Tower në Nju Jork.