Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës

Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra në një lidhje me skype në emisionin në Report TV, "5 pyetje nga Babaramo" shprehet se ka gjetur një dokument që dëshmon se politikanët kosovarë kanë paguar për lobimin e tkurrjes së vendit të tyre.

"Nuk e kisha menduar që do të gjeja dokument që dëshmonte se shteti im kishte paguar për të lobuar për tkurrjen e vendit. Kosovarët me taksat etyre kanë paguar për të tkurrur vendin. Ministrja e integrimit e asaj kohe kishte qenë nën presion për të nënshkruar marrëveshjen. Në kontratë thuhej që ajo kishte ndihmuar Kosovën që të futej në Europë. Gazetarë francezë të "Le Monde" na kanë ndihmuar. Ishte dëshmi e re për mua. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm se në çfarë niveli zyrtar kishte shkuar kjo. Gazetarët thonë që kjo ide ka qenë e shtyrë prej Kosovës, prej Hashim Thaçit, Haradinaj thotë që nuk ka qenë i vetëdijshëm për këto situata", është shprehur Xharra.

Sipas saj, kompania e lobimit franceze përmes CV-ve të udhëheqësve të saj tregon se janë marrë me persona të politikës.

"Po hulumtojmë për kompani të tjera që punojnë me Vuçiçin. Ish-shefi i njërit prej themeluesve tregon se ka punuar për Vuçiçin", thotë gazetarja.

Ajo ka shpjeguar edhe lidhjen e biznesit të familjes Thaçi, ku sipas saj, nipi i tij, Kushtrimi dhe djali i ministrit Agim Veliu,Naser Veliu janë anëtarë të bordit të kompanisë së sigurimeve në Kosovë, "Kosova e Re".

"Vëllai i Hashim Thaçit ka qenë zv.kryetar në byronë kosovare të sigurimeve. Në vend që të punojë për Kosovën punojnë për kompaninë. Anëtarët e familjeve përfitojnë nga ekonomia, është një koalicion i siguruar i tyre", shprehet Xharra.

Ajo ka përmendur 3 marrëveshjet e bëra më parë për aviacionin, hekurudhën dhe rrugën që u nënshkruan më parë, të cilat i aka konsideruar interes, ku 70% nuk janë realizuar.

Në lidhje me qeveriën e re Hoti, ajo thotë se qëndron si në faj, sepse nuk i kanë qëndruar besnik votuesve të vet. "Shumë shpejt për disa muaj më pak se një vit do të shkojmë në zgjedhje të reja", thekson Xharra.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë