Gazi i lëngët, 20% më shtrenjtë
rriten dhe shërbimet spitalore

Gazi i lëngët, 20% më shtrenjtë<br />rriten dhe shërbimet spitalore
TIRANE- Konsumatorët po e blejnë gazin e lëngshëm, produkt kryesor energjetik i shumë familjeve shqiptare, me një çmim të rritur ndjeshëm këtë fundviti. Dyqanet e palicensuara e të pakontrolluara nga askush e tregtojnë një kg gaz me 160 lekë, ndërkohë që dy vjet më parë ky çmim ishte 100 lekë.

Gazi i lëngshëm bën pjesë tek mallrat më të ndjeshëm për buxhetin e familjeve, që mundohen të kursejnë për ngrohje e gatim, duke shmangur përdorimin e energjisë së shtrenjtuar elektrike.

Grupi i lëndëve djegëse dhe energjisë gjatë viteve ka qenë një ndër pjesët e "shportës" së konsumatorit që janë shtrenjtuar më shumë, me 43 për qind, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it. Po, ai nuk është i vetmi. Këto vite ka patur një rritje të madhe për disa çmime artikujsh të konsumit të gjerë. Shqetësuese mbetet rritja e shpenzimeve për shërbimet spitalore dhe e shëndetit në përgjithësi, e librave dhe kulturës.

Ndër grupet e mallrave e shërbimeve, goditjen më të madhe xhepat e konsumatorëve e kanë marrë në sektorin e shëndetësisë. Rezulton se, nga 2006-a deri në fund të nëntorit të këtij viti çmimet dhe tarifat për të paguar shërbimet mjekësore e dentare kanë shënuar një rritje me dy të tretat, 67.7 për qind. Kjo pasohet nga rritja e çmimeve të duhanit, me 55.5 për qind më shumë kosto për qytetarët, energjia me 43 për qind, sheqeri, nënproduktet e tij, etj me 35.6 për qind, librat e gazetat me 31.7 për qind dhe vaji e yndyrnat me 30 për qind.

“Arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë janë të ndryshme. Rritja e çmimeve është një tendencë konstante e ekonomisë së tregut dhe inflacioni, në kufij të ulët, shërben si nxitës për ekonominë. Me disa përjashtime, inflacioni mesatar është arritur të mbahet nën kufijtë e një maksimumi prej 4%. Por, pavarësisht nga luhatjet lart-poshtë në tregun botëror të karburanteve, brenda vendit lëvizja ka qenë vetëm në kahun lart. Ndërkohë, disa nga artikujt ushqimorë si vaji, sheqeri, drithrat kanë njohur rritje të konsiderueshme dhe në botë, por sërish çmimet në vend nuk janë ulur në momentet e uljeve në bursa.”- shkruan sot gazeta Shqiptarja.com
/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës

Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës