BAKU - Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) është zgjedhur nga konsorciumi Shah Deniz nga Azerbajxhani për të bërë përçuesin e gazit nga Deti Kaspik në Evropë. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon Nabucco West, konsorciumin e OMV, se projekti i tyre nuk është përzgjedhur për të bërë transportuesin e gazit azerbajxhanas që do të kalojë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe më tej në Europën Perëndimore.
Nabucco West ka qenë prej në dekade në konkurrencë me (TAP) një projekt i Statoil, AXPO dhe E.ON Ruhrgas.
"Projekti Nabucco West nuk është përzgjedhur nga konsorciumi",-thuhet në një deklaratë të OMV-së. "OMV synon të luajë një rol në sigurimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e furnizimit me gaz në Evropë dhe do të vlerësojë alternativa për të plotësuar rrugët ekzistuese të furnizimit."
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greqia, entuziaste për gazsjellësin TAP, hap 650 vende të reja pune