Energjia, minierat dhe zhvillimi i tregut të gazit në Shqipëri kanë qënë objekti i ftesës për investim në këto fusha që ministri Damian Gjiknuri i’u ka bërë investitorëve turq sot gjatë takimit me to në ministrinë e Energjitikës.
Ministri shpjegoi rëndësinë për nga interesi me investime që paraqet zhvillimi i sektorit të gazit.Ai shtoi se "Shqipëria ka nevojë për kapacitete të reja gjeneruese dhe se burimet ujore në Shqipëri e krijojnë këtë mundësi shfrytëzimi"
“Tani po punojmë për përgatitjen e Masterplanit për gazifikimin e vendit, i cili hap një sektor të rëndësishëm për investimet e reja”,- tu shpreh Gjiknuri.
Ai u shpjegoi investitorëve se këto investime parashikohen të përfshijnë si sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, ashtu dhe të përdorimit për konsum me ndërtimin e projektit të Korridorit të Jugut të Gazit, TAP.
“Turqia ka një përvojë relativisht të re në këtë fushë dhe jeni të mirëpritur”, tha ministri i energjitikës duke paraqitur interesimin për zhvillimin e një tregu krejt të ri që pritet të zhvillohet me ndërtimin e gazsjellësit TAP
Ai ftoi investimet turke që ta shikojnë këtë sektor me përparësi, pasi shumë probleme si niveli i lartë i humbjeve, problemet financiare për prodhuesit privatë janë korigjuar duke i theksuar atyre dhe punën e bërë nga qeveria për krijimin e infrastrukturës energjitike me investimet në transmetim dhe shpërndarje
Investitorët turq janë pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron vizitën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Tayyp Erdogan në Tiranë
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO