
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është duke u prononcuar për grupin parlamentar të PD-së dhe vendimin e Kryesisë. Sipas tij, Kryesia ka shkelur statutin dhe kjo gjë vetëm e dëmton PD-në.
“Siç jeni në dijeni një pjesë e kryesisë së PD e rrëzoi platformën e ri ngritjes nga baza në qendër duke i hapur rrugë zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të partisë. Vendimet e marra nga Kryesia dëshmojnë pasiguri dhe se zgjidhin situatën e PD-së së fundmi. Edhe sot, grupi parlamentar e sheh të gabuar dhe të nxituar.”- shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
PD e përçarë për zgjedhjen e kreut të ri, 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar! Bardhi: E paarsyeshme, shkel statutin e partisë











