Gazment Bardhi në Belsh: Jo thjesht rotacion më 25 Prill! Na duhet ndryshim i modelit qeverisës

Gazment Bardhi në Belsh: Jo thjesht rotacion më 25 Prill! Na duhet ndryshim i modelit qeverisës

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me të rinjtë e zonës së Belshit ku u kërkoi atyre të bëhen pjesë e këtij momenti historik, jo thjesht të rrotacionit politik, por të ndryshimit të modelit qeverisës. Numri 2 i PD u bëri të ditur të rinjve të Dumresë se për të sjellë ndryshimin, nuk mjafton vetëm ardhja e një qeverie të re. Bardhi tha se duhet përfshirja e të rinjve si garanci që të mos kemi më kurrë një qeveri si kjo që punoi 8 vite për 10 vetë dhe varfëroi 3 milionë shqiptarë.

“Kënaqësi dhe përgjegjësi të jem para të rinjve. Këtë fushatë unë dhe ekipi i Elbasanit kemi vendos një objektiv, për të kosoliduar e zhvilluar aleancën me rininë. Ju jeni aleanca jonë natyrale sepse misioni ynë kryesor pas 25 prillit është të kthejmë shpresën, shanset dhe mundësitë që ju të qendroni këtu. Të heqim çdo iluzion se këtu nuk jetohet. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që brezi i ri dhe prindërit tanë, të kenë një jetë më të mirë. Duhet vetëm vullnet politik dhe ne sëbashku me kryeministrin e pas 25 prillit, këtë do ta bëjmë realitet. Asnjë i ri nuk do të ketë arsye të largohet për shkak se s’ka mundësi. Nëse largoheni ju, në krye do të ngelen ata, llumi i shoqërisë që janë të interesuar që ju të ikni, në mënyrë që ata të shtojnë pasuritë e paratë që vjedhin. “Nuk na duhet dhe nuk mjafton vetëm rrotacioni politik në Shqipëri. Na duhet të ndryshojmë model, që mos të kemi më kurrë një qeveri si kjo që punon për 10 njerëz e varfëron 3 milionë shqiptarë. Për këtë, do kemi nevojë që në ekip të kemi të rinj si ju për të menaxhuar e administruar, të vijnë në krye ata që janë të zotë, që e meritojnë për t’i shërbyer vendit dhe interesit të qytetarëve”, u shpreh Bardhi.

Gazmend Bardhi pohoi se program i PD e ka në thelbin e vet krijimin e shanseve për të rinjtë që të studiojnë e të ndërtojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri. 

“Ne kemi në planin e punës prioritet përmbushjen e nevojave bazike që ka rinia për të qendruar këtu. 1 ne 3 studentë, do të ketë stazh pune të paguar. Kjo do të mundësojë rritje profesionale, përvojë, kontakte. Plani ynë do të krijojë vende të reja pune me pagë dinjitoze që përballon koston e jetesës. Ku ndodh në botë që një maturant me talent apo i mirë në mësime të mos ketë mundësi me shku ne universitet sepse familja nuk përballon dot kostot e studimit? Ne kemi marrë angazhimin që për ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë, tarifa e studimit do të jetë zero”, pohoi Bardhi. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë