Gazment Bardhi në Gramsh: Nga bastion i PS, do të kthehet në ndëshkuesin e tyre të madh

Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, ishte sot i pranishëm në Gramsh, ku zhvilloi një takim me të rinjtë.

Bardhi akuzoi qeverinë se e ka lënë Gramshin në harresë, edhe pse ka qenë në vite bastion i PS-së.

Sipas Bardhit, Gramshi, nga bastion i PS-së, do të kthehet "në ndëshkuesin e tyre më të madh".

 “Jam i sigurt se në këto 8 vite ju keni ndjerë trishtim nga vuajtjet e vështirësitë e prindërve tuaj. Dhe besoj se kjo është arsyeja pse jeni bashkuar për të qenë krah nesh në këtë fushatë e për të qenë po krah nesh edhe pas 25 prillit, për të bërë realitet ndryshimin në Gramsh. Entuziazmi juaj tregon se Gramshi nga bastion i PS do të kthehet në ndëshkuesin e tyre të madh.

Kam vendosur ta kem vetë nën përgjegjësi politike direkte Gramshin, për faktin se gjatë turit dhe takimeve që kam pasur në gjithë qarkun e Elbasanit, kam konstatuar se është qyteti që është lënë më shumë në harresë në këto 8 vite. Dhe arsyeja kryesore është se qeveria juve, të rinjtë dhe prindërit tuaj, ju kam marrë për të mirëqenë, ju ka trajtuar sikur ju ka në xhep dhe se mund të mbushni kutitë e tyre të votave me një të rënë të bilbilit.

Por edhe më parë, dhe sot, unë kam vënë re se ju dhe Gramshi keni një mesazh. Dhe mesazhi është që Gramshi ngre krye, kur mashtrohet nga politika arrogante që mendon vetëm për veten”, u shpreh Bardhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona