Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD

Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD

Gazment Bardhi në Parlamentin britanik

LONDËR - Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku ka kryer disa takime në Parlamentin Britanik.

Ai u takua me deputetët britanik Martin Vickers dhe Stephen Gethins, me të cilët ka ndarë shqetësimin mbi nevojën për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje.

Më tej, Bardhi ka ngritur shqetësimin edhe të pasjes së një shtet ligjor dhe një sistem drejtësie të pavarur, teksa është ndalur edhe te largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë.

Përveç Bardhit në këto takime ishin dhe deputetët demokrate, Sorina Koti, Andia Ulliri, Elda Hoti si dhe deputetja e PL-së Erisa Xhixho.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre.

Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.

Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuksiani: 09/12/2024 22:16

    Prandaj u sillte një helikopter sipër parlamentit Anglez se paska qënë Gazi brenda

    Përgjigju
  • Luli: 09/12/2024 22:13

    Sa bukur gocat por më shumë nga të gjitha shkëlqen ajo me syze. Sb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën në aksident, publikohet foto e 21-vjeçarit, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve (FOTO)

Humbi jetën në aksident, publikohet foto e 21-vjeçarit, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve (FOTO)