Gazment Bardhi ka publikuar të tjera foto gjatë vizitës së tij në SHBA përmes të cilave tregon se ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.
Në një postim në rrjete sociale ka nënvizuar sërish se SHBA mbetet aleati kryesor, i përjetshëm në të gjitha aspektet globale.
"Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjërë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruan Bardhi
oouu po mediu qe kishte abone per kete vent pse ska dale te na tregoj foto?/ ahh keta jane bere per turp na tregojne sikur ku ka ne vajtur dhe kane ngre pa lek hahah
Përgjigju