FOTOT/ Aleanca Bardhi- Berisha 'hyn në ujë', u bashkohen më pak deputetë! Basha bojkoton sërish

Deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u mblodhën për herë të dytë në një tryezë të përbashkët, një ditë para seancës plenare. Por, në mbledhjen e sotme morën pjesë më pak deputetë. Nga 43 që ishin radhën e kaluar, sot në takim fizikisht iu bahskuan vetëm 33 deputetë, ndërsa kishte edhe nga ata që ishin online si Jorida Tabaku. 

Diskutimet vijuan aty ku u lanë, për qëndrimin që do të mbajë opozita në parlament. Gazment Bardhi komunikoi para medias vendimet e marra në mbledhje, teksa thotë se parlamentit do t’i propozohen disa nisma, mes të cilave minimumi jetik, që në fakt, është iniciuar më herët nga Sali Berisha dhe deputetët e tij.

‘Për të rakorduar axhendën parlamentare dhe aksionin tonë politik. Kemi marrë disa vendime me rëndësi. Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur që të propozojë një paketë ligjore që të rriten pensionet e PAK, si dhe të çojmë para caktimin e minimumit jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kanë ndërtuar një axhendë të komisioneve parlamentare", tha Bardhi.

Bardhi thotë se do të vijojë të mbajë detyrën e kryetarit të grupit, pavarësisht shkarkimit nga Lulzim Basha.

"Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar. Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament", tha Bardhi. 

Ajo që u vu re në mbledhjen e dytë me dyer të mbyllura me grupin e Sali Berishës, ishte mungesa për herë të dytë fizikisht e ish nënkryetares së PD, Jorida Tabaku. Mungesën e saj, Gazment Bardhi e justifikon kështu.

Pas takimit, edhe Sali Berisha deklaroi se deputetët e opozitës do t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Rama, i cili sipas kreut të Rithemelimit ka braktisur parlamentin.

"U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara", tha Berisha. 

Takimet e përbashkëta mes deputetëve të Berishës dhe Bardhit do të vijojnë në prag të çdo seance plenare, ndërsa në to, do të bojkotojnë sërish deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Berisha pas takimit me Bardhin: Folëm për qëndrimet e opozitës! Si përgjigjet për kreun e grupit të PD

 

Sali Berisha pas takimit me Gazment Bardhin tha se kanë folur për axhendën e opozitës dhe qëndrimet që do të mbajnë ditën e nesërme në Kuvend. 

"Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë axhenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi. U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!

Pyetje: Z.Berisha a e konsideroni mundësinë për të krijuar një grup më vete ju së bashku me deputetët e Gazment Bardhit?

Berisha: Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani.

Pyetje: Z.Berisha, z.Basha është zgjedhur nga instancat e BE si reporteri për konfiskimin e aseteve ruse. Keni një koment për këtë?

Berisha: Ai është Këshilli i Europës, jo Bashkimi Europian, por eksperiencë me rusët ka ai. Kaq mund të them.

Ora 15:45
Basha kreu i grupit të PD, Bardhi: Lindita Nikolla të mos provokojë deputetët e opozitës

 

Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi u pyet edhe për shkarkimin e tij nga posti i kreut të grupit parlamentar. Bardhi vijon ta cilësojë veten se kreun e grupit, ndonëse është shkarkuar dhe tha se kryetarja e Kuvendit nuk duhet të provokojë deputetët e opozitës duke thënë se kreu i grupit është Basha.

Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.

Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

Do jetë një listë të unifikuar folësish dh qëndrim të unifikuar të deputetëve të opozitës në seancë.

Ora 15:41
Bardhi flet pas takimit me deputetët e Berishës: Do kërkojmë mocion me debat me Ramën për inceneratorët

 

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas takimit me deputetët e tij dhe ata të grupit të Sali Berishës.  Bardhi tha se do të propozojnë një paketë ligjore për rritje pensionesh për personat me aftësi të kufizuar. Bardhi tha se po ashtu do të kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për inceneratorët. Ndërkohë, ai vijon të cilësojë veten si kreun e grupit të PD, ndonëse është shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar. 

‘Për të rakorduar axhendën parlamentare dhe aksionin tonë politik. Kemi marrë disa vendime me rëndësi. grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që të propozojë një paketë ligjore që të rriten pensionet e PAK, si dhe të çojmë para caktimin e minimumit jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kanë ndërtuar një axhendë të komisioneve parlamentare. Parlamenti do duhet të njihet me raportin e zyrës së BE-së për abuzimin me fondet e BE-së nga ABZHR. Mocion me debat me kryeministrin s ai talon aferës së inceneratorëve. Kemi kërkuar se kur do të zhvillohet mocioni me debat dhe kërkesa për interpelancë me Ramën.’- tha Bardhi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari