KROACI – Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik ka marrë sot mbështetje nga gjashtë shtete të rajonit: Shqipëria, Italia,Greqia,Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, pasi ministrat e jashtëm respektivë kanë firmosur marrëveshjen në ministerialin e Dubrovnikut.Nga pala shqiptare, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Aldo Bumçi.

Ministeriali u zhvillua në vijim të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë si dhe Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi.  Në përfundim të këtij takimi Ministrat dolën me një deklaratë të përbashkët, për të treguar angazhimin e fortë politik dhe mbështetjen e plotë të tyre për Gazsjellësin Trans Adriatik.

TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë - si një pjesë integrale e Korridorit Jugor të Gazit dhe kjo rrugë, thuhet në deklaratën e përbashkët, është alternativa më e favorshme nga ana tregtare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)