Këshilli i Ministrave vendosi dje heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqes 51,93 ha, që do të përdoret nga shoqëria TAP-AG për ndërtimin e rrjetit rrugor në funksion të ndërtimit të gazsjellësit TAP-AG.

Sipas Vendimit të qeverisë, TAP-AG, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit rrugor pjesor, është e detyruar të realizojë rehabilitimin mjedisor të territorit pyjor dhe kullosor.

Vlerat e pakësimit në volum të lëndës drusore dhe produkteve të tjera pyjore, sipërfaqet dhe investimet e kryera në vite në pyje dhe kullota, paguhen nga shoqëria TAP-AG. Kjo e fundit, brenda pesë viteve, do të pyllëzojë 50,23 ha sipërfaqe me drurë pyjorë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)