Gazsjellësi, Donald Lu: Do çlirojë
Europën nga varësia e gazit rus

Gazsjellësi, Donald Lu: Do çlirojë<br />Europën nga varësia e gazit rus
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu deklaroi se gazsjellësi TAP dhe degëzimi në Ballkan për projektin e ri IAP që pritet të ndërtohet do të çlirojë Europën nga gazi rus.
 
Diplomati amerikan theksoi se Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, por gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.
 
 “Kam mësuar disa vite më përpara që nafta ka të bëj me paratë por gazi ka të bëjë vetëm me pushtetin. Kam luftuar 25 vjet për korridorin jugorë të gazit në Europë, jo sepse amerikanet do përdorin gazin që do të daël nga ky gazsjellës, ne luftojmë për korridorin jugorë sepse ai do të ndihmojë në sigurinë rajonale bashkëpunimin dhe rritjen ekonomike por mbi të gjitha do të çlirojë Europën nga varësia e tepërt ndaj gazit rus dhe gazsjellësit rus.
 
Ndërsa hyj në çerekshekullin e dytë të punës sime për sigurimin e energjisë në Europë jam i nderuar të shërbej në një vend që luan një rol kaq kryesorë në realizimin e ëndrrës së gazsjellësit të korridorit jugorë I cili përfshin gazsjellësin TAP dhe jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.
 
Në të njëjtën vizion strategjik SHBA e kanë mbështetur gjithmonë gazsjellësin Jonian Adriatik si një zhvillim të natyrshëm pas përfundimit të korridorit jugorë.
 
Së bashku me interkonjeksionin e propozuar Greqi-Bullgari gazsjellësi Ionina Adriatik do të rrisë furnizimin me energji për Shqipërinë, Malin e zi, Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë por do të shërbejë si mbrojtje kundër ndasive për gazin dhe rritjen e çmimit të energjisë.
 
Në rastin e veçantë të Shqipërisë qeveritë e djathta dhe të majta kanë treguar mbështetje të palëkundur ndaj TAP si shenjë e përkushtimit të tyre ndaj sigurisë dhe shumëllojshmërisë së energjisë në Europë.
 
Nuk ka simbol më të fuqishëm të vendosmërisë së Shqipërisë për integrimin në BE. Për konsumatorët shqiptarë e ardhmja e mundshme e gazifikimit të kësaj ekonomie sjell me vete mundësinë për investime të reja vende të reja pune dhe energjinë më të lirë nga gaz më i pasur.
 
Shqipëria shpenzoi më shumë se 80 mln dollarw për importin e energjisë këtë verë. Konsumatorët shqiptarë duhet të jenë shumë të kënaqur nga mundësia për të paguar më pak për energjinë elektrike dhe kontributin e energjisë.
 
Ballkani perëndimorë njihet për luftërat mes fqinjëve gazsjellësi Ionian Adriaitk është i rëndësishëm sepse mbështet në bashkëpunimin rajonal për këtë arsye ju keni mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të SHBA
” deklaroi ai. 
 
Projekti IAP, Vlahutin: BE është muskuli pas këtij projekti
Edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e veçantë të këtij projekti dhe mbështetjen nga Bashkimi Europian.
 
Vlahitin u shpreh gjithashtu se projekti i ri do të rrisë edhe investimet në Shqipëri dhe në Ballkan.
 
‘“BE është muskuli prapa këtij projekti. Ne në BE jemi të kënaqur që shikojmë ecurinë që është diskutuar dhe po diskutohet për projektet e gazit. Ecuria përsa i përket gazsjellësit TAP dhe Ionian janë një nga 10 prioritet e komisionit Junker është që ne ta bëjmë energjinë më të përballueshme dhe më të sigurt dhe të qëndrueshme.
 
Bashkimi i energjisë e ka identifikuar korridorin jugor të gazit si një kontribut kyc duke sjell burimet e detit Kaspik dhe të Azisë Qendrore në tregjet e BE.
 
Për BE është kritike që gazi nga furnizues të rinj të vi me anën e korridorit jugorë të gazit dhe të TAP. Ky gazsjellës jonian do të shumëfishojë të mirat dhe fitimet duke lejuar gazifikimin e Kroacisë, Bosnjes si dhe Malit të Zi do ti jap këtyre vendeve si dhe Shqipërisë akses në terminalin e LNG në Kroaci.
 
Kështu si interesat dhe përfitimet janë tejet të qarta jo vetëm për BE por edhe për vendet e Ballkanit perëndimor.
 
Diversifikimi dhe siguria e burimeve energjetike janë të një rëndësie strategjike. Vetëm duke i hedhur sytë muajt e fundit në Shqipëri mund të themi që mbështetja e tepërt tek energjia hidrike ka patur pasoja të kushtueshme këtë verë ndaj ky rajon ashtu dhe be duhet të ketë mundësi të kaloj në kanale të ndryshme furniture në varësi të kostos financiare pra që do të thotë se ky rajon po e përmirëson kuadrin rregullatorë dhe atë tregtarë për të pasur dhe më shumë investime dhe ka shumë besim dhe mbështetje politike.
 
Ajo që po diskutojmë ne sot ka të bëjë shumë më shumë se me furnizimin me energjinë sepse e gjithë ideja për komunitetin e energjisë që i kanë dhënë fal gazsjellësit Ionaina Adriatik statusin e një projekti interesi të përbashkët është që palë të ndryshme në këtë projekt ti përmbahen elementëve kryesorë të politikë të BE me energjinë.
 
Klasifikimi I ballkanit perëndimorë I bën vendet e BE jo vetëm më të ndërlidhura me njëra tjetrën por edhe më afër standarteve të BE.
 
Reforma e sektorit të energjisë dhe pasja e tregjeve të energjisë të lidhura me atë të BE shkon përtej objektivave tonë të energjisë dhe përvec përfitimeve tona të mëdha ekonomike që I sjell vëndeve si shqipëria këto projekte janë mundësi për transferimin e njohurive dhe teknologjisë që sillet në vend.
 
Në mbyllje më lejnoi të them pak fjalë në lidhje me projektin e gazsjellësit jonian adriatik, ne e mirëpresim bashkëpunimin e shtuar me Kroacinë,Malin e zi dhe shqipërisë dhe në vecanti krijimin e njësisë së menaxhimit të projekteve gjë që shton shancet e interesva të mëdha të investuesve.
 
Sic e dini ju kuadri I investimeve për ballkanin perëndimorë tashmë ka financuar studime të cilat shikojnë maturimin e projekteve dhe do sjellin grante deri në 6 mln euro ju siguroj që BE do të mbështes bahskëpunimin të vëndeve të ballkanit perëndimorë në mënyrë që ky project të zbatohte në kohën e duhur
" tha ambasadorja e BE.
 
Gjiknuri: Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Kroacia pjesë e projektit
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij deklaroi se Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Kroacia janë pjesë e projektit të gazsjellësit, ndërsa shtoi se kemi besim se do të gjendet mbështetja për projektin “Ionian Adriatic Pipeline”.
 
Takimi i sotëm do të bëjë të mundur për një qëndrim të unifikuar, duke demonstruar këtë mbështetje.
 
Shpresojmë mbështetje nga SHBA dhe nga BE. Qeveria ka mbështetur projektin TAP, që deri tani është kompletuar 50%.
 
Siguria energjetike në rajon dhe europë ka marrë një rëndësi jetike. Prodhimi i energjisë në Shqipëri bazohet në burime hidrike, por zvogëlimi i reshjeve që parashikohet, përfshirja e gazit përbën një drejtim të rëndësishëm për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe sigurisë.
 
Jo vetëm TAPP, por edhe projekti i ri IAP siguron një zgjidhje realiste në rajon dhe rrit stabilitetin në rajon.
 
Projekti IAP ka hasur barriera, pasi duhet të mbështet nga dy vende të BE
” tha ministri.
 
Ministrja malazeze: Projekti ka rëndësi të veçantë
Ndërsa ministrja e Energjisë së Malit të Zi, deklaroi se “IAP nuk është vetëm një projekt, por mënyra e vetme për të zgjidhur kufijtë e ofrimit të energjisë për Malin e Zi.
 
Është një mundësi për ne, gazi është i një rëndësie të veçantë, BE na ka mbështetur
” përfundoi ajo.
 
Projekti i gazsjellësit IAP, synon furnizimin me gaz të vendeve të Ballkanin Perëndimor, ndërsa degëzimi do të bëhet në Shqipëri. 
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri