ANKARA - Presidenti i Komitetit Kombëtar turk në Këshillin Botëror të Energjisë, Suresh Ozden u ka propozuar vendeve të përfshira në projektin TAP, të vënë Greqinë në një monitorim rigoroz për të siguruar suksesin e gazsjellësit. "Situata ekonomike në Greqi do të duhet të monitorohet nga afër për të siguruar të ardhmen e gazsjellësit TAP",-tha për agjencinë e lajmeve Anadolu, z Ozden.
Gjithashtu ai është shprehur se marrëveshjet mbi pagesat ndërmjet konsumatorit dhe vendeve prodhuese duhet të mbështetet nga aplikimi strikt i marrëveshjes dhe se "në rast se Greqia dështon të plotësojë borxhet e veta, e ardhmja e tubacionit do të jetë e errët.
Sipas mediave, ky qëndrim mund të jetë një ndihmë potenciale për rivendosjen në plan të pare, të konsorciumit që u tërhoq dhe që promovonte një tjetër drejtim të gazsjellësit, përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Austrisë. Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) është zgjedhur nga konsorciumi “Shah Deniz” i Azerbajxhanit për të bërë përçuesin e gazit nga Deti Kaspik në Evropë.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

rrezikon të ardhmen e projektit"">