‘Gdhend’ në pandemi vlerat e familjes, skulptori Llakaj: Skena e trazuar politike dhe sytë bosh të studentëve të mi! Shqipëria e ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë

Për Vladimir Llakajn arti nuk ka qenë zgjedhje... por pasion, i shfaqur që në bankat e shkollës “Jakov Xoxa” në Fier. Asokohe, vizatimet e tij mbulonin faqet e librave, dërrasën e zezë, e kudo gjente hapësirë krijuese, derisa artisti Pandeli Lena shikon se përballë kishin një talent që duhej orientuar drejt artit pamor...

Nga aty të ndryshëm do të ishin figurat frymëzuese të skulpturës nga Thoma Thomai, Hektor Dule e figuracioni i artistëve si Kristaq Rama... Mikelanxhelon, fëmijë e shikonte si një gjikand që duhej zbuluar, por kureshtja për artistët e viteve ’30 do ta ngacmonte vazhdimisht....

Sot, një nga emrat më të spikatur në skulpturë të brezit të tij, shënon ekspozitën e katërt personale në vend.  Në galerinë “FAB”, 10 skulptura në bronx e 8 në mermer të punuara gjatë pandemisë, e bëjnë artistin të hulumtojë mbi ekzistencën njerëzore që e çon tek “Të dashurit e tij”...

“Në momentin që tërheq vëmendjen tek familja ke tërhequr vëmenden tek shoqëria e shëndetshme. Gjithçka nis aty. Kur edukon mirë fëmijët e tu, dhe shoqëria do të vuajë më pak, përndryshe, nëse nuk kushton vëmendjen e duhur, krijohet një shoqëri më problematike”, thotë skulptori Vladimir Llakaj.

Kompozime të dashurisë e unitetit familjar, që zënë fill me pikturën bashkëshortes së artistit,  e tentojnë të ndërgjegjësojnë njeriun për tu kanalizuar tek vlerat e bërthama e shoqërisë. E megjithatë si një zë aktiv, artisti nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj asaj çka ndodh në skenën politike.

“Në këto 30 vite duket sikur gjithçka është ‘gatuar’ gabim. Ajo që më bën përshtypje në këtë kohë është se Shqipëria po kalon nga një sistem Lindor në një sistem Perëndimor. E gjitha po ndodh me kaotizëm ,me shumë problematika dhe paqartësi, por është ajo që konstatoj për momentin.

I kthyer nga emigracioni në Itali, ku u diplomua e krijoi një perspektivë të mirë karriere, vëren sot me keqardhje vështrimet bosh të studentëve që ëndërrojnë largimin, por ndihet edhe shqetësimi për të ardhmen e 3 fëmijëve të tij.

“Vështrimet e studentëve janë bosh, drejt ikjes,  por unë që e kam provuar di të them se emigrimi është shumë i dhimbshëm, veçanërisht për brezat e parë. Unë u ktheva, sepse edhe pse i shkatërruar siç është, e dua vendin tim. Por, momentet që ndiej pendesë lidhen me fëmijët... Kur vërej se fëmijët e mi do të kalojnë të njëjtat probleme që ke kaluar edhe ti. Do të hasin të njëjtin mosrespektim ndaj jetës së tyre, ndaj dëshirave të tyre...”

E realizuar 3 dekada më parë, me trishtim pranon se vepra e tij e gdhendur në mermer “Vajza boshnjake” që ruhet në hollin e Akademisë së Arteve në Aquila ku studioi mbetet aktuale. Një nënë që tenton ti arratiset luftës së bashku me fëmijën e qenin e saj... Pavarësisht solidaritetit që shpreh për Ukrainën, i frikohet ekspozimit të Shqipërisë ndaj konfliktit.,

“Unë e shikoj Shqipërinë më shumë të ekspozuar se ç ’duhet. Shqipëria është e vogël dhe nuk mund të rrezikojë në një moment të tillë, që krerët e saj të dalin dhe të bëjnë reklamimin e të parit, e nyjës që do të zgjidhi problemin. Është vend i vogël dhe nuk mund të marri barra më të rënda se çduhet. Nuk mund të përdoret diplomatikisht në politikën e jashtme pa u menduar mirë, pa vënë këmbët në tokë e pa e gjykuar saktë”

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen