“Eshte absurde që pacientët futen me një sëmundje dhe dalin me dy, sepse marrin infeksion spitalor', - ka deklaruar Gecaj për “Shqiptarja.com” duke shtuar se një situatë e tillë nuk do të tolerohet më.
Një tjetër shqetësim madhor për inspektorët e Higjienës janë lokalet e shumta në spital. Një mjek del nga salla e operacionit, me bluzë të bardhë, me këpucët që përdor në sallën e operacionit dhe shkon direkt e ulet në këto lokale. Dhe pastaj me po të njëjtën veshje, futet sërish në sallën e operacionit. Në fillim të janarit do të ketë një raport të detajuar me të gjitha mangësitë e konstatuara, që do t'i çohen drejtorisë së QSUT-së dhe ministrisë së Shëndetësisë.