Gega përsëri në historinë e atletikës
Thyen rekordin kombëtar 28-vjeça

Gega përsëri në historinë e atletikës<br />Thyen rekordin kombëtar 28-vjeça
Atletika Luiza Gega, vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar.

Ajo ka shkruar emrin psërish në librin e rekordeve të atletikës kombëtare, duke thyer një të tillë që nuk thyhej prej 28-vitesh.

Gega ka thyer rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46 minuta e 01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në një garë ndërkombëtare në Greqi.

Luiza Gega e ka thyer atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.

Gega ka thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave, në qershorin e vitit 2014.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)