Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…

Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…

Dy miq ngrenë nga karroca shokun e tyre për tu larë në det

Dy djem në plazh që ngrinin në krahë nga karroca shokun e tyre dhe ecnin drejt detit, ishte video që më mbeti në mendje nga Instagrami këtë javë. Të thuash u preka është pak, saqë anashkalova dhe bezdinë që zakonisht më shkakton shfaqja e foto/videove me fytyra të pambuluara..

Nga larg dukeshin si një, mënyra gati-gati prindërore sesi njëri nga djemtë i hidhte ujë deti shokut të pamundur ishte si shuplakë fytyrës ndaj meje  por dhe atyre që shpesh i përgjithësojmë dhe akuzojmë Brezin  Z si të pandjeshëm dhe agresivë….

Po kush janë gjenerata Z dhe sa i njohim ata ?

Nëse ju ndodh të shihni ndonjë të ri/re mbi scooter, me kufje në vesh , me bluzë të gjerë me kapuç që ne të njëjtën kohë dërgon dhe sms ai/ ajo patjetër është i gjeneratës Z…

Të lindur nga gjysma e dytë e viteve 1990 e deri në fillimin e viteve 2010, Gen Z  njihen ndryshe edhe si të lindurit e epokës digjitale, i pari brez që internetin dhe AI i kanë pjesë të jetës së përditëshme! Frika më e madhe e tyre është mos mbeten pa bateri telefoni.. por e urrejnë  tu përgjigjen telefonatave  dhe preferojnë mesazhet zanore ose tekstet e shkruara …..(Sondazhi  thotë se marrjen e  nje  telefonatë te papritur ata e lidhin  direkt me marrjen e nje lajmi te keq…)

Nuk e konceptojnë dot të qenit off line dhe kalojnë mbi 6 orë në  ditë në  telefon, por e humbasin vëmendjen dhe përqendrohen me vështirësi tek diçka që zgjat  më shumë se 9 sekonda … Facebook ju duket për të vjetrit, Instagrami akoma , tik toku dhe you tube janë të preferuarit e tyre …Flasin hapur dhe njohin sex-in e sigurtë, pëlqejnë muzikën , sportin, udhëtimet për të zbuluar botën, shopping, modën dhe eventet fancy..

Janë brezi që jetoi terrorizmin, pandeminë, martesën midis të njëjtit sex, bullizmin! Fenomenet si izolimi,  vartësia nga interneti , konkurrenca , frika e të qenit të përjashtuar (FOMO), pasiguria janë  kurthi që i çon drejt substancave  dhe problemeve të shëndetit mendor ! Shifrat e rritura çdo vit për fat të keq bëjnë të quhen edhe brezi i ankthit e depresionit …

Gen Z ankohen se kanë prindër hiperprotektivë të cilët i krahasojnë  me veten e tyre . Ne fakt te dy brezat , perdorin “ alfabete “krejt te ndryshëm!  Jo vetëm se Gen Z flasin në slang dhe me emoji por edhe fenomenet sociale dhe botën e shohin jo njësoj, janë me të thjeshtë, mendje hapur jo raciste dhe luftojnë për kauza si LGBT, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e planetit …

Si përfundim: ata nuk janë më 10 vjeçarët me leven e PlayStation në  dorë që luteshin për të patur një tel celular , ata janë 25 vjecarët  praktikë, multitasking plot dije , që kanë fituar vetbesim , të gatshëm për ta ulur kapuçin e bluzës pas të cilës rreh një  zemer e brishtë..Ata kanë përqafuar ndryshimin dhe janë gati të ndryshojnë botën dhe të ardhmen por përpara së gjithash ata presin të shihen në sy me prindërit e tyre të cilët duhet të përpiqen  ti kuptojnë, mbështesin  dhe jo paragjykojnë …

“Pas një hoodie bulëzon një botë e tërë ndjenjash dhe emocionesh”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/09/2024 10:09

    Shkrim i bukur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion