Gena është pa dyshim ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai këndon gjithmonë live në clubet e Tiranës, çfarë është e ‘’rrallë’’ në ditët e sotme, ku shumica preferojnë playback-un.

Por në një nga koncertet e tij të zakonshme në fundjavë, Gena ka marrë një surprizë mjaft të bukur nga bashkëshorja e tij Lorena, për ditëlindjen e tij të 45-të.

Ajo ka mbledhur të gjithë miqtë dhe kolegët e ngushtë të këngëtarit në një nga clubet e Tiranës duke surprizuar Genën.

Në një intervistë të dhënë për emisionin e ‘’Da’sara Show’’ në Report Tv, Gena është shprehur se gjithmonë Lorena e surprizon atë në ditë të veçanta.

Bashkëshorja e Genës është gjithashtu personi që kujdeset për çdo koncert të Genës, të cilët për hir të së vërtetës janë të shumtë. 

Gena
  (Lorena dhe Dasara)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com