Genc Pollo: Ligji për arsimin e lartë 
shkatërron autonominë e universiteteve

Genc Pollo: Ligji për arsimin e lartë <br />shkatërron autonominë e universiteteve
TIRANE - Partia Demokratike, përmes deputetit Genc Pollo, deklaroi të enjten se projektligji “Për arsimin e lartë” shkatërron autonominë e universiteteve.

Deklarata e Genc Pollos
Sot në Kuvend dështoi plani i qeverisë për të kaluar pothuajse fshehtaz dhe pa debat e për të miratuar shpejt e shpejt projektlitigjin për Arsimin e Lartë.

Një projektligj i kësaj qeverie:

që u mbyll derën e Universitetit maturantëve, që nuk vijnë nga familje të kamura,

që rikthen korrupsionin në konkurse stadiumesh, sikurse ndodhte deri në vitin 2005.

Me një skemë financiare  që qartazi çon në shuarjen dhe mbylljen e një numri jo të vogël universitetesh publike nga Gjirokastra në Shkodër

Dhe, që autonominë e shëndoshë universtare të arritur deri më tani, e shkatërron, që qeveria ti bëjë zap universitetet dhe universitarët.
Pa harruar si gjithmonë skemat financiare në favor të klientelës së qeverisë.

Për këtë arsye opozita e ka kundërshtuar fort  e do ta kundërshtojë më tej këtë projektligj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje