Genc Tukiçi kompozon himn për
Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Genc Tukiçi kompozon himn për<br />Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës
TIRANE- Ka kompozuar himnin kushtuar Nënë Terezës, mbi një motiv të Lorenc Antonit dhe tekst të Gonxhe Bojaxhiut. Pianisti dhe kompozitori shqiptar, Genc Tukiçi do të paraqitet në Kosovë në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Nënë Tereza do shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016. “Kjo është një ide e ardhur nga Inva Mula, -thotë ai, -e cila propozoi këtë material që unë ta orkestroja mbi një motiv muzikor të Lorenc Antonit dhe tekst të Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës”.  

Javën që vjen kompozimi do të regjistrohet në Tiranë. Motivet nga Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar janë zgjedhur nga një material i tij, me një muzikë për kor mbi tekstin e Gonxhe Bojaxhiut. Tukiçi thotë se ka marrë motivin e parë të Lorenc Antonit, vetëm 8 masa, siç përcaktohet në gjuhën muzikore dhe çdo gjë tjetër do ta kompozojë vetë.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera