TIRANE- Komiteti Shqiptar i Birësimeve deklaroi dje se autoritetet shqiptare nuk mund të ndërhyjnë në birësimin e dy fëmijëve me origjinë nga Shqipëria, të cilët prej 11 nëntorit 2011 janë birësuar nga një çift homoseksual në SHBA. Sipas këshilltarit ligjor të Komitetit të Birësimeve, Genci Terpo, birësimi i fëmiëjve në 2003 është realizuar padiskutim në përputhje me ligjin dhe tashmë fëmijët janë të detyruar t'i nënshtrohen legjislacionit amerikan.
Cili është reagimi i Komitetit Shqiptar të Birësimit për adoptimin e dy fëmijëve shqiptarë nga një çift homoseksual në SHBA?
Me aq sa jemi informuar dje përmes gazetës "Shqiptarja. com" ka ndodhur birësimi i dy fëmijëve shqiptarë 8 vjet më parë dhe konkretisht në vitin 2003 nga një shtetase amerikane përmes një procedure të rregullt birësimi konform legjislacionit actual shqiptar dhe amerikan në kohën kur është zhvilluar kjo procedurë. Ky rasti, thotë, sipas gazetës se tashmë dy fëmijët e birësuar në vitin 2003 nga personi (nëna e këshilltarit të ambasadës amerikane) janë birësuar në nëntor të vitit 2011 nga një çift homoseksualësh ku njëri nga tyre është i biri i nënës birësuese (personit që e ka birësuar fëmijën
ne vitin 2003).
Si ndodh një birësim?
Komiteti Shqiptar i Birësimeve sipas nenit 13, pika 2 të ligjit nr. 9695 datë 19. 03. 2007 "Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve" pranon kërkesat e paraqitura nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe resident të huaj në Shqipëri që dëshirojnë të birësojnë një fëmijë në Shqipëri. Gjithashtu harton dhe a d m i n i s t r o n listat e fëmijëve që mund të birësohen brenda dhe jashtë vendit. Sqaroj se taksativisht për shkak të ligjit birësimi prodhon efektet e tij nga data që vendimi merr formë të prerë dhe ai është i parevokueshëm. Gjykata i dërgon vendimin e birësimit të formës së prerë për rregjistrim zyrës së gjendjes civile, ku ka rregjistrin themeltar birësuesi. Sipas nenit 259 të Kodit të Familjes në marrëdhëniet ndërmjet birësuesve dhe të birësuarit lindin të drejta dhe detyra të njëjta me ato që kanë ndërmjet tyre personat që janë gjini. Sipas nenit 260 të Kodit të Familjes i birësuari merr mbiemrin e birësuesit e në rast të birësimit nga të dy bashkëshortët mbiemrin e tyre të përbashkët dhe për emër nëne dhe ati atë të birësuesve të tij. Neni 36 i Ligjit Nr. 9695 datë 19. 03. 2007 "Për proçedurat
e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve" detyron punonjësit publikë dhe privatë që për shkak të detyrës kanë informacion për birësimin të ruajnë sekretin për të dhënat që kanë të bëjnë me fëmijën, prindërit biologjikë dhe birësuesit. Neni 14 i ligjit nr. 9695 datë 19. 03. 2007, ndryshuar me Ligjin Nr.10 358, date 16.12.2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9695, datë 19.3.2007 "Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve" përcakton që shtetasit e huaj mund t'i drejtohen Komitetit vetëm nëpërmjet autoriteteve qëndrore kompetente ose agjensive ndërmjetësuese të huaja. Komiteti në marrëveshjet e nënshtruara me agjensitë e huaja ndërmjetësuese, u kërkon informacion të hollësishëm mbi gjendjen e fëmijës së birësuar në afate kohore të përcaktuara. Pikërisht ky informacion merret për një periudhë dy vjeçare që nga momenti që realizohet birësimi.
Çfarë do të ndodhë me dy fëmijët shqiptarë të adoptuar?
Rasti në fjalë lidhur me procedurat që janë kryer nga Komiteti Shqiptar i Birësimeve duket qartë që është realizuar padiskutim në përputhje me ligjin e saj kohe, por tashmë dy fëmijët janë të detyruar t'i nënshtrohen legjislacionit amerikan pasi ata janë shtetas amerikanë dhe normalisht e kanë humbur lidhjen me shtetin e tyre të origjinës duke qenë se janë birësuar nga shtetasja e huaj. E zëmë se ka patur një procedure birësimi të dy fëmijëve tashmë ne vitin 2011 nga një çift burrë-grua apo ndoshta edhe nga një çift personash ku njëri prej tyre na qënka djali i birësueses së vitit 2003 dhe tjetri partneri I tij që sipas mediave rezulton të jetë burrë. Duhet të kuptohet një gjë, që tashmë kjo proçedurë birësimi edhe sikur të jetë e tillë është një veprim juridik i bazuar vetëm në legjislacionin e shtetit amerikan dhe nuk ka asnjë lidhje me legjislacionin shqiptar apo me institucionet shqiptare. Pra është keqinterpretuar ajo çka mund të jetë bërë në rrugë ligjore sipas ligjit amerikan duke e lidhur me institucionet shqiptare sepse asnjë institucion shqiptar nuk ka te drejtë të ndërhyjë mbi një procedurë gjyqësore apo administrative që i përket një birësimi tipik amerikan. E theksoj edhe një herë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një birësim ndërvendas, sepse kjo gjë është ezauruar në vitin 2003 në Shqipëri, por kemi të bëjmë me një birësim brenda vendit në Amerikë nëse kjo është e vërtetë. Gjithashtu theksoj se institucionet amerikane dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar në fushën e birësimit janë shumë sensibël ndaj çdo rasti birësimi dhe nuk besoj që janë të prirura për të përzgjedhur familje të papërshtatëshme për fëmijët në fjalë që tashmë janë qytetarë amerikanë që në vitin 2003 e vijues.
Pse mund të ndodhë që një fëmijë i birësuar nga dikush në SHBA të birësohet më vonë nga dikush tjetër?
Megjithëse ky rast s'ka lidhje me institucionet shqiptare po hamendësoj dhe po ju jap disa versione bazuar në legjislacionin që njoh. Konkretisht mund të jetë bërë sepse, birësuesi vdes, kryen një vepër penale dhe shkon në burg po themi, i hiqet e drejta prindërore për një X arsye, është i paaftë (fizikisht apo mendërisht), s'ka mundësi t'i mbajë dhe të kujdeset për këta fëmijë tashmë, jep vetë pëlqimin (edhe vetë fëmijët mund ta japin pëlqimin kur kanë arritur moshën e lejuar nga ligji i birësimit të vendit përkatës) që këta fëmijë të birësohen nga persona të tjerë. Pra vetëm shteti amerikan mund të veprojë në këtë rast nqs konstaton shkelje dhe në mënyrë absolute askush tjetër. Institucionet shqiptare skanë lidhje me këtë çështje të paktën nga ajo çka transmetohet përmes informacionit të dhënë nga gazeta "Shqiptarja.com".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com