'Gënjen, mos e ngri zërin' Protesta e Berishës përplas Jonila Godolen dhe Flamur Nokën, deputeti: A të dhemb kur i sheh këto pamje? Sekretarja e PD: Akt tragjik!
Flamur Noka dhe Jonila Godole
Sekretarja e Partisë Demokratike Jonila Godole e cilësoi protestën e Sali Berishës si ditë tragjike për të gjithë demokratët, ndërsa shtoi se në vitin 2022 ai ishte një akt i pashembullt për të gjithë shqiptarët. Godole citoi fjalën e deputetit Flamur Noka, gjë që nxiti reagimin e këtij të fundit dhe tha se sekretarja për të ndjekurit politik në PD po gënjente. Në atë moment, Godole i kërkoi të kontrollonte tonin me të dhe më pas kërkoi t’i bënte një pyetje, por Noka reagoi sërish ashpër.
Pjesë nga debati i Flamur Nokës me Jonila Godolen
Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?
Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.
Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.
Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.
Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?
Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.
Noka: Nuk thashë ashtu.
Godole: Ashtu thatë.
Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…
Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.
Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
Pa u larguar te dy Basha e Berisha e te gjithe pervetesuesit, nuk mund te ringrihet me PD-ja. Ata te dy por edhe Ndoka eNoka,Godolja e Duma,duhet tezhduken nga skena politike.Njeri organizon rrezimin e "kupoles" se Partise,tjetri "mbrohet" me mercenare.PD-ja eshte kethyer ne parti krimi(e tille ka qene qe ne lindje).Ajo duhet te zhduket nga skena e pluralizmit Shqiptar.
PërgjigjuFSHATIT.Tamam si prej fshatrave malore ke fol.
Te largohet Basha dhe Berisha dhe ta mare ! Strazimiri apo Ristani ?
Ti riku besoj je mergimtar nga bolleku qe ofron rama ne pushtet... prandaj Don te zhduket PD-ja...