Çekia mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomas Petricek gjatë konferencës për mediat në Tiranë me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të mbajë premtimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në qershor.
“Besojmë se do të kemi një konsensus për çeljen e negociatave në mbledhjen e këshillit në qershor. Kam biseduar me një sërë partnerësh dha jam përpjekur që t’jua bëj të ditur rëndësinë që ka marrja e një vendimi pozitiv për popujt e këtyre vendeve sepse ka një mbështetje të konsiderueshme për BE nga popullsia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria”, u shpreh Petricek
Ndërsa ministri në detyrë Gent Cakaj, vlerësoi mbështetjen konkrete që Cekia po i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Palët konfirmuan se avancimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në proceset integruese është një sinjal pozitiv për rajonin, por dhe për sigurinë e vetë BE-së dhe procesin e zgjerimit.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira në aspektin dypalësh dhe u shpreh interesi që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm politik të kthehej në bashkëpunim ekonomik.
U vlerësua mbështetja konkrete që Çekia do të ofrojë për asistencë në procesin e integrimit, në marrjen e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në të ardhmen si dhe u shpreh vullneti për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e të investimeve në fusha me interes të përbashkët si energjia, turizmi, bujqësia, e të tjera.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35