Deri në krijimin e qeverisë së re, ekzekutivi aktual, do të jetë në detyrë, por nuk mund të marrë vendime të rëndësishme apo të lidh kontrata. Konstitucionalisti Genti Ibrahimi thotë se çdo vendimmarrje afatgjatë do të kufizonte lirinë e veprimit të qeverisë së re.

“Nuk ka dyshim që qeveria qëndron në detyrë deri në momentin kur qeveria e re betohet. E vërteta është që në këto dy muaj qeveria merr nuanca, duhet të marr nuancat e një qeverie kujdestare.

Kjo do thotë që qeveria do të qeverisi në mënyrë të përditshme po nuk mund të marr vendime të reja politike, nuk mund të lidhë kontrata të tjera të rëndësishme, s’mund të bëjë emërime të rëndësishme e kështu me radhë.

Është një zakon kushtetues që i shërben nevojës politike për të siguruar një tranzicion të butë", thotë konstitucionalisti Gent Brahimi.

Maxhoranca e fortë që prodhuan këto zgjedhje, sipas Ibrahimit krijojnë mundësi për reforma të rëndësishme edhe kushtetutese, por ekziston edhe rreziku i abuzimit me pushtetin.